Ndahet nga jeta gazetarja e RTVM-së, Fatmira Çeliku

Shkup, 30 korrik 2015 (MIA) - Sot, në moshën 56 vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë e të pashërueshme, ndërroi jetë ideatorja e emisioneve për fëmijë për shumë vite me radhë në programin shqip të Televizionit të Maqedonisë, Fatmira Çeliku.

Fatmira Çeliku u shkollua në Kërçovë, ndërsa studimet universitare për Gjuhë dhe Letërsi i mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" të Shkupit.

Që në ditët e para të jetës së saj profesionale ajo u dallua si një njohëse shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe pas disa vitesh pune si profesoreshë e gjuhës shqipe, u angazhua si përkthyese profesioniste dhe redaktore gjuhësore e shumë librave, studimeve shkencore, dokumentareve etj.

Në vitet e ’90-ta u punësua në Radio Televizionin e Maqedonisë, Programi në Gjuhën Shqipe, si redaktore e emisioneve për fëmijë dhe gjatë 15 viteve të fundit, çdo nismë e re programore për botën e më të vegjëlve mbante vulën e Fatmirës.

Ajo u bë një figurë shumë e dashur për fëmijët nëpërmjet emisioneve dhe përrallave të cilat ajo vetë i ideonte dhe i realizonte.

Përmes këtyre emisioneve, ajo zbuloi shumë talente të reja fëmijërore të cilët "teta Fatmirën", siç e thërrisnin të gjithë, edhe kur u rritën, nuk e harrojnë për gjuhën e saj të bukur, për zërin e ëmbël e të qetë, për mirësinë që reflektonte me gjithë qenien e saj, gjë që e rrezatonte edhe përmes realizimeve televizive të ideve të saj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail