Të mërkurën dhe të enjten deri në 40 gradë

Shkup, 6 korrik 2015 (MIA) - Maqedonia në ditët e ardhshme do të ndikohet nga masa shumë e nxehtë e ajrit që do të shkaktojë një rritje të konsiderueshme në temperaturat ditore. Sidomos nxehtë do të jetë të mërkurën dhe të enjten, ku në pjesë juglindore pritet edhe deri në 40 gradë.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), të enjten pasdite do të ketë vranësira të përkohshme lokale me shi të kohëpaskohshëm dhe bubullima. Të premten do të jetë me vranësira me shi lokal të rastit dhe era e matur nga veriu që do t'i zvogëlojë temperaturat e ditës për tre deri në katër gradë.

Nga e shtuna përsëri do të mbajë mot i qëndrueshëm me një rritje të butë të temperaturave ditore.

Moti sot është kryesisht me diell dhe i ngrohtë me një vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e matur nga veriu, ndërsa temperatura maksimale është në interval prej 29 deri në 36 gradë.

Kushtet Bio-meteorologjike janë të këqija. Siç informon DPHM, në orët e pasdites tek shumica e njerëzve është e mundshme paraqitja e dhimbjes së kokës, por edhe dhimbje në gjunj, shpinë dhe qafë. Gjatë mbrëmjes plogështi, ndërsa tek disa edhe ndjenjë e peshës në kokë. Në orët e natës dhimbje me karakter reumatik, por edhe ato të ndryshimeve artrite do të jenë më të theksuara.

Ngjashëm do të jetë edhe nesër.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail