Maqedonia në fazën e verdhë, 40 gradë dhe UV indeks 9

Shkup, 8 korrik 2015 (MIA) - Maqedonia sot hyn në fazën e verdhë për ç'arsye priten temperatura deri 40 gradë dhe indeks i lartë UV 9. Moti i tillë, sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Për shkak të valës së ngrohtë i cila e përfshiu vendin, Ministria e Shëndetësisë rekomandon të shmanget aktiviteti fizik prej orës 11 deri në orën 17, të mos dilet në qiell të hapur në ekspozim direkt në diell, të përdoret ushqim i lehtë, të pihen më shumë lëngje, të vishen rroba të lehta, mbrojtje e kokës me kapele, personat e moshuar rregullisht ta marrin terapinë e tyre. Nëse qytetarët duhet të dalin në diell, të praktikohet pushim nën hije ose në ndonjë hapësirë të klimatizuar, si dhe me vete të mbahet ujë.

Në bashkëpunim me shtëpitë e shëndetit dhe me Kryqin e Kuq do të vendosen në 33 qytete pika për kontrolle parandaluese falas të cilat do të kryhen çdo ditë prej orës 18:30 deri në 21:30. Do të matet tensioni i gjakut dhe do të jepen këshilla për parandalim nga moti i ngrohtë, por edhe për mënyrë të shëndetshme të jetesës.

Në kryeqytet, Kryqi i Kuq do të ndajnë ujë të ambalazhuar për qytetarët dhe do t'u ndihmojnë personave të pamundur dhe të pastrehëve

Nga Ministria e Shëndetësisë paralajmërojnë se për shkak të temperaturave të larta është e mundur paraqitje e sëmundjeve të ndryshme për ç'arsye duhet të kemi kujdes me higjienën personale, mirë të lahen perimet dhe pemët dhe të shmanget ushqimi që prishet lehtë.

Qëllimi i pikave është në mënyrë parandaluese të veprohet, por edhe të ngrihet vetëdija personale dhe për vetëmbrojtjen e qytetarëve gjatë temperaturave të larta.

Në tre vitet e fundit në këto pika gjithsej 34.952 qytetarë janë kontrolluar, prej të cilëve te 25.561 është matur tension i lartë i gjakut dhe 1.361 qytetarë janë drejtuar te mjekët e tyre amë, ndërsa 58 janë detektuar si raste urgjente.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail