Kryetarët e BFI-ve të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës për iftar në Dibër

Dibër, 9 korrik 2015 (MIA) - Në organizim të Myftinisë së Dibrës, mbrëmë atje për iftar morën pjesë kryetarët e bashkësive fetare islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, të Shqipërisë, Skender Bruçaj dhe të Kosovës, Naim Tërnava.

Përfaqësuesit e bashkësive fetare islame të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës vlerësuan se ky iftar i Raamazanit është i një rëndësie të madhe.

"Dibra edhe më herët por edhe tnai ka ditur t'i respektojë ndjenjat fetare dhe ka dhënë kontribut të madh në këtë drejtim. Këto iftare tregojnë se ka nevojë për më tepër shoqërim dhe për më tepër aktivitete të përbashkëta. Dibra, ka qenë dhe ka mbetur e madhe sepse mund të kontribuojë në drejtim të zhvillimit të bashkësisë në çdo pikëpamje", theksoi myftiu i Dibrës, Ramazan Hasa.

Në iftar morën pjesë edhe myftitë dhe përfaqësuesit nga 13 myftinitë që funksionojnë në Maqedoni, kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, i cili është myfti i mëparshëm, si dhe kryetarët e komunave Qendër-Zhupë, Arian Ibraim dhe Mavrovë-Rostushë, Mukerem Mehmedi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail