Seancë të katër komisioneve kuvendore

Shkup, 27 korrik 2015 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajnë komisionet për politikë të jashtme, për punë dhe politikë sociale, për mbrojtje dhe siguri dhe për financim dhe buxhet.

Anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme duhet ta konstatojë nevojën për miratim të disa propozim-ratifikimeve. Në rend dite janë Propozim-ligjet për ratifikim të marrëveshjes midis qeverive të Maqedonisë dhe Sllovenisë për bashkëpunim policor, Propozim-ligji për ratifikim të Marrëveshjes midis Konfederatës zvicerane, e prezantuar nga ana e Zyrës federale për refugjatë, Taubenstrasse 16, CH-3003 Bern, dhe Republika e Austrisë, e prezantuar nga ana e Ministrisë federale të Punëve të Brendshme, Reparti III, Hoppengasse 7, A-1010 Vjenë, lidhur me vendosjen dhe funksioninin e "Qendrës ndërkombëtare për zhvillim të politikës migruese (ICMPD)" në Vjenë, me ndryshime dhe plotësime, Propozim-ligjin për ratifikim të Protokolit për ndryshim dhe plotësim të Marrëveshjes nga Marakeshi për themelim të Organizatës Tregtare Botërore. Në rend dite janë edhe Propozim-ligji për ratifikim të Protokolit plotësues drejt Kartës evropiane për vetëqeverisjes lokale për të drejtën për pjesëmarrje në punët e pushtetit lokal, Propozim-ligjin për ratifikim të Protokolit plotësues 4 të Marrëveshjes për ndryshim dhe bashkangjitje drejt Marrëveshjes qendrore evropiane për tregti të lirë dhe Propozim-ligjin për ratifikim të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për evitim të tatimimit të dyfishtë lidhur me tatimet e fitimit dhe mbrojtje nga evazioni tatimor.

Komisioni për punë dhe politikë sociale duhet të prononcohet për plotësimin e Ligjit për punësim të personave me invaliditet, me procedurë të shkurtuar dhe për Propozim-ligjin për bazë kombëtare të të dhënave për persona me invaliditet, në lexim të dytë.

Ndryshimet e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, me procedurë të shkurtuar janë në rend dite të Komisionit për mbrojtje dhe siguri.

Komisioni për financim sot do ta mbajë vazhdimin e tretë të debatit për amandamentet për ribalancin e Buxhetit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail