Hapet zyrë e FSSHM në Komunën Mavrovë - Rostushë

Shkup, 28 korrik 2015 (MIA) - Në Komunën Mavrovë - Rostushë ka filluar të punojë zyra  e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë. Zyra është e hapur çdo ditë në periudhë prej 12 deri në ora 14 e 30.

Zyra, kumtoi FSSHM është e hapur me kërkesë të qytetarëve të Mavrovë-Rostushës, ndërsa në bashkëpunim me komunën dhe Shtëpinë e Shëndetit , në të cilat hapësira është sistemuar zyra. 

Kjo zyrë e FSSHM-së është i hapur me qëllim që t'u dilet në vigjilje qytetarëve, të cilët jetojnë në komunë, mërgimtarëve, të cilët në periudhën verore vijnë për vizitë në vendlindje, turistëve, si dhe qytetarëve, të cilët kanë uikend-shtëpiza.

Të drejtat e sigurimit shëndetësor në këtë zyrë mund t'i realizojnë qytetarët nga 42 vendbanime, nëse për këtë kanë nevojë.

Formulari dygjuhësor do të përpunohet në shërbimin rajonal - Gostivar dhe ditën e ardhshme do t'i dorëzohet të siguruarit në zyrë.

Duke i përcjellur nevojat e të siguruarve, firmave, si dhe të mjekëve amë, FSSHM periudhën e kaluar, hapi zyra në 16 vendbanime në komunat: Shkup, Tetovë, Ohër, Kumanovë, Dojran dhe Makedonska Kamenicë. Me këtë hap Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë mundëson realizim më të lehtë të të drejtave të të siguruarve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail