Janë mbështetur ndryshimet e ligjeve për harmonizimin e kundërvajtjeve

Shkup, 29 korrik 2015 (MIA) - Kuvendi i Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 61-të e ka mbështetur sjelljen me procedurë të shkurtuar të shumë ligjeve me të cilat kryhet harmonizimi i dispozitave kundërvajtëse të parapara me Ligjin për kundërvajtje.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski ka dhënë, siç tha, vetëm elaborim për ndryshimet e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, Ligjin për tatimin personal mbi të ardhurat, Ligjin për tatimin e vlerës së shtuar, Ligjin për kontribute nga sigurimi i obligueshëm social, Ligjin për regjistrimin e pagesave në të gatshme, Ligjin për procedurë tatimore, Ligjin për akciza, Ligjin doganor dhe Ligjin për drejtori doganore, të gjitha të propozuara nga Ministria e Financave në të cilat kryhen harmonizimet.

"Me dispozitat që propozohen kryhet harmonizimi i dispozitave kundërvajtëse të parapara me Ligjin për kundërvajtje. me rëndësi është të përmendet se me këtë zgjidhje do të operacionalizohet dispozita nga Ligji për kundërvajtje në pajtim me të cilin gjobat te subjektet juridike do të maten sipas principeve dhe kritereve që kanë paraparë sa është madhësia dhe fuqia ekonomike e firmës, gjegjësisht të ardhurat e përgjithshme, numri i të punësuarve dhe nëse në periudhën paraprake e kanë bërë këtë vepër ose jo. pasi bëhet fjalë për ndryshim i thjeshtë, i cili në mënyrë të njëjtë pasqyrohet në të gjitha ligjet nga dispozitat e Ligjit për kundërvajtje, propozojmë të sillen me procedurë të shkurtuar", theksoi Stavreski.

Deputetët e kanë mbështetur edhe propozimin e Qeverisë me procedurë të shkurtuar për ta sjellë Propozim-ligjin për aktivitet filmik.

Siç elaboroi ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, sjellja e ligjit me procedurë të shkurtuar propozohet për shkak të kompetencave të Agjencisë në zgjerimin e financimit të projekteve tjera të cilat janë kompletuar me aktivitetin filmik, si mbështetje e prodhimtarisë së veprave audiovizuele. Gjithashtu propozohet për shkak të dakordimit të definicioneve të caktuara me marrëveshje të huaja ndërkombëtare dhe zgjerimin e kompetencave në vendosjen e konkursit të Agjencisë në drejtim të mbështetjes së prodhimtarisë së veprave audiovizuele nga ana e Këshillit filmik dhe recensentëve filmik.

"Ndryshimet nuk janë nga karakteri sistematik, por janë nga rëndësia e madhe për realizim të papenguar të aktiviteteve të Agjencisë për film sepse gjatë vitit kanë disa konkurse", sqaroi Kançeska-Milevska.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail