Reagim i BDI-së për TV Alsat-M lidhur me Universitetin e dytë në gjuhën shqipe në Shkup

Shkup, 30 korrik 2015 (MIA) - Bashkimit Demokratik për Integrim sot përmes një kumtesë për media ka reaguar ndaj TV Alsat-M, respektivisht kundrejt kryeredaktorit të tij Muhamed Zeqiri rreth  themelimit të Universitetit të dytë në gjuhën shqipe në Shkup.

Në kumtesë qëndron se Zeqiri duke e konsideruar këtë dritare të informimit si "pashalluk" të vetin, pa mbajtur përgjegjësinë e fjalës së thënë dhe pasojat që mund të shkaktojë në masë më të gjërë, hedh vrer dhe nxit fushatë shumë të rrezikshme kundër iniciativës së ngritur për vënien e themeleve të Universitetit të dytë në gjuhën shqipe në Shkup.

Siç thuhet në kumtesë, nuk do të kishte pasur asgjë të këqe në gjithë atë informim se gjoja "na paska ardhur deri tek një zbulim" se "BDI po shqyrtoka mundësinë e hapjes" së një Universiteti të ri në Shkup, po sikur të respektonte parimet bazë të informimit objektiv dhe qëllimit fisnik të cilit do lloj informimi.

"Zeqiri asnjëherë nuk e pa të rrugës të vej në kontakt dhe të dëgjojë edhe qëndrimin zyrtar të BDI-së, qëllimin e kësaj iniciative nga vetë nismëtarët e saj dhe të ngjashme. Si mund të interpretohen deklarata e  Zeqiri në editorialin e mediumit Alsat-M të tipit "USHT ka ra ne derexhe të mjerë dhe se USHT jep diploma falas,...", pos një ofendim i rëndë për gjitha ata dhjetëra mijëra studentë të diplomuar në këtë çerdhe të diturisë. Ku e bazoni thënien e Juaj shumë të papërgjegjshme kur deklaroni se 'BDI është qeverisje për lekë'. Kjo është një papërgjegjësi, në rend të parë njerëzore, e më pastaj intelektuale dhe profesionale", thekson BDI në kumtesë.

Si i jepni vetes luks dhe të deklaroni dhe të nënçmoni punën e qindra e qindra funksionarëve, drejtore institucionesh, drejtore te shkollave te mesme, nëpunësve shtetëror, administratorëve dhe aktivistëve të niveleve të ndryshme shqiptar që janë në funksion të popullit dhe jetësimin e kërkesave të përditshme të tyre dhe gjithë ato përpjekje ti lidhni si "shërbime për lek", shtohet më tej në reagim.

"Ju, i nderuari Zeqiri, asnjëherë nuk e patë të udhës të shkelni personalisht në këtë Universitet dhe të shihni, apo të bëni një komparacion, si dukej USHT e vitit 1994 dhe si duket sot në vitin 2015,Universitet me të gjitha nishanet e një institucioni të mirëfilltë i arsimit të lartë. 

Pa dashur më tej të merremi me një debat joparimor dhe të pabarabartë se a duhet Shkupi të jetë qendra e dytë universitare për shqiptarët apo jo, BDI thekson se nuk do të ndalë iniciativat që janë në interes të popullit shqiptar kudo që ai frymon.

Do të debatojmë për iniciativa të tilla të ngjashme vetëm në mjedise ku respektohet toleranca, konstruktiviteti, argumentueshmëria, vullneti, konstruktiviteti, jo njëanshmëria, qëllimi i mirë,..., e assesi në debate ku mungojnë elementet kryesore të një debati të mirëfilltë", thuhet në përfundim të reagimit të BDI-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail