Seancë qeveritare për përmbytjet në Tetovë

Tetovë, 4 gusht 2015 (MIA) - Qeveria për sot ka caktuar seancë në të cilën do të shqyrtohen gjendjet për vërshimet që i shkaktuan reshjet e rrëmbyeshme gjatë ditës së djeshme në Tetovë.

Siç kumtoi mbrëmë vonë kryeministri Nikolla Gruevski i cili urgjentisht e vizitoi Tetovën, do të konfirmohen aktivitetet e mëtutjeshme, por fillimisht ndihma për popullatën dhe subjektet.

Sipas vlerësimeve të para, dëmet nga përmbytjet janë më të mëdha në Shipkovicë. Situata është e rëndë edhe në Reçicë të Madhe ku ka ardhur deri te dalja e lumit nga shtrati, nga ujërat e vërshuara, ndërsa ka edhe informacione për viktima.

"E vizituam edhe spitalin e Tetovës ku nga drejtori u informuam se këtu janë sjellë dy persona të vdekur, si dhe nëntë të lënduar, prej të cilëve njëri është dërguar në Shkup për shkak të lëndimeve të marra dhe një është mbajtur për mjekim këtu. Më vjen keq që ndodhi kjo, por maksimalisht janë angazhuar të gjitha institucionet në nivel lokal dhe qendror që t'i ndihmohet njerëzve në vendet e goditura", theksoi kryeministri Gruevski pasi bëri kontroll drejtpërdrejtë dhe bisedoi me kompetentët dhe qytetarët.

Gruevski në Tetovë ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe ministri i MPB-së Mitko Çavkov, si dhe nga sekretari shtetëror për transport dhe lidhje Bozhidar Petroski, i cili u bëri thirrje kompanive nga Shkupi me të cilat Qeveria ka të arritur marrëveshje për situata të tilla.

Në ndihmë vijnë edhe ata firma të cilat Qeveria i ka angazhuar për këtë rajon. 

Dje pasdite Tetova është përfshirë nga moti i ligë. Shiu i rrëmbyeshëm dhe era e fuqishme shkaktuan ngecje në komunikacion në një pjesë të rajonit. është derdhur lumi Pena, janë vërejtur shumë rrëshqitje të dheut. Për shkak të derdhjes së lumit në fshatin Dobroshtë pas reshjeve të mëdha në ndërprerje ishte komunikacioni në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë dhe anasjelltas, si dhe aksi rrugor Tetovë-Kodra e Diellit për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe gurëve në rrugë.

Sipas raportit të djeshëm nga ora 20:30 situata po stabilizohet, reshjet janë zvogëluar, ndërsa lumi Pena ka filluar të tërhiqet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail