DMSH: Lumi Shkumbin tërhiqet në shtratin e vet

Shkup, 4 gusht 2015 (MIA) - Gjatë natës dhe në orët e mëngjesit lumi Shkumbin filloi të tërhiqet në shtratin e vet. Pas tërheqjes së ujit, mbetet lym që e ka sjell lumi. Mekanizmi ndërtimor me angazhimin e vet siguron derdhjen e papenguar të ujit në shtratin e vet, kumtoi sot pasdite Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Si pasojë nga reshjet e bujshme, thuhet në kumtesë, dje rreth orës 18 në fshatrat Shipkovicë, Poroj, Reçiça e Vogël dhe Reçiça e Madhe janë dëmtuar një numër i madh i shtëpive, automjeteve, dhe për fat të keq janë evidentuar edhe viktima në njerëz (momentalisht jozyrtarisht pesë persona).

"Të punësuarit në Repartin rajonal - Tetovë janë në vendin e ngjarjes në disa vende kritike, përderisa në rajonin e Tetovës janë angazhuar 10 pjesëtarë të forcave republikane, si dhe 15 eskalatorë, 14 kamionë dhe 17 pompa për ujë në ballafaqimin me pasojat nga moti i lig. Nga pompat për ujë janë aktivizuar dy në Spitalin e Tetovës, ndërsa të tjerët janë të gatshëm që të aktivizohen në çdo moment. Mekanizmi i aktivizuar dhe pompat janë nga Tetova, Gostivari, Kërçova dhe Shkupi, theksohet në kumtesë.

Gjatë natës së kaluar në mënyrë intensive është punuar për hapjen e aksit rrugor drejt fshatit Shipkovicë, i cili ishte i mbyllur për shkak të rrëshqitjes së dheut. Prej mëngjesit, aksi rrugor për në fshatin Shipkovicë është i kalueshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail