Shpallet gjendje krize për shkak të fluksit të migrantëve

Shkup, 20 gusht 2015 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme e miratoi vendimin për shpalljen e situatës së krizës në rajonin  e kufirit jugor dhe verior kufitar për shkak të rritjes së fluksit të migrantëve, që sipas legjislacionit hapet mundësi për angazhimin e duhur edhe të ARM-së, njoftoi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i MPB Ivo Kotevski.

Ai theksoi se Trupi koordinues ndërinstitucional vazhdimisht e monitoron  gjendjen me migrantët e paligjshëm që synojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë nga Greqia dhe përgatit analiza të duhura për t'u përgjigjur të gjithë skenarëve të mundshëm.

Ai shpjegoi se për shkak të rritjes së presionit në kufirin jugor dhe rritjes gjithnjë e më të madhe të intensitetit të transitit përmes ashtuquajturës Korridorit Ballkan të Mmigrimit, por edhe për shkak të situatës në aspektin global, është vlerësuar se është i nevojshëm kontrolle shtesë e shtuar dhe më efektive të zonave kufitare ku janë regjistruar kalime masovike ilegale nga Greqia.

Ai theksoi se duke vepruar sipas vendimit të Qeverisë do të formohet shtabi kryesor pranë Qendrës për menaxhim me kriza, e cila duhet të hartojë një plan aksionar dhe t'i realizojë aktivitetet e parapara.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail