UNCHR e gatshme që të ndihmojë për emigrantët

Gjenevë, 21 gusht 2015 (MIA) - Komisariati i lartë për refugjatë sot përmes kumtesës shfaqi gatishmëri që t'u sigurojë ndihmë qeverive të Maqedonisë dhe Greqisë për ballafaqim me situatën me emigrantët në kufirin Greqi-Maqedoni.

Komisari i lartë për refugjatë Antonio Gutieres për situatën ka pasur bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki nga i cili ka marrë bindje se kufiri nuk do të jetë i mbyllur në të ardhmen.

UNCHR-ja përmes kumtesës duke theksuar se ka mirëkuptim për presonin me të cilin ballafaqohet Maqedonia dhe shqetësimin legjitim për sigurinë e shtetit, apeloi deri te Qeveria që të vendosë mekanizma të nevojshëm që të vendoset menaxhim i organizuar me kufijtë e cila do ta marrë parasysh mbrojtjen e refugjatëve.

Me këtë rast inkurajohet Qeveria të punojë me UNHCR-në në mënyrë që të vendosë kapacitet të mjaftueshëm për pranimin e migrantëve në vend, si dhe regjistrimin dhe identifikimin e tyre të organizuar. Njherit, u bëhet thirrje edhe autoriteteve greke që t'i përforcojnë aktivitetet për regjistrim dhe pranim të njerëzve të cilëve u nevojitet mbrojtja ndërkombëtare dhe të sigurojnë ndihmë urgjente për refugjatët e ngujuar në anën greke të kufirit si dhe t'u ndihmojnë që të udhëzohen drejt objekteve për pranimin e tyre jashtë hapësirës kufitare.

"UNHCR është e përgatitur t'u sigurojë ndihmë të dy qeverive për realizimin e këtyre sfiodave. Gjithashtu, i përsërisim thirrjet paraprake drejt BE-së për përforcimin e mbështetjes për vendet e goditura nga lëvizja e refugjatëve në Evropën juglindore, përfshirë edhe implementimin e Agjendës së BE-së për migracion dhe numër të shtuar të rrugëve legale për hyrje në Evropë. Evropa duhet të punojë së bashku në mënyrë që t'i përgjigjet kësaj krize në ritje dhe t'u ndihmojë vendeve të stërngarkuara si Greqia, Maqedonia dhe Serbia", poroisin nga UNHCR.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail