Poposki-Kurc: Është e nevojshme përgjigje e përbashkët për krizën me migrantët

Shkup, 24 gusht 2015 (MIA) - Është e nevojshme përgjigje e vetme, e përbashkët për tejkalimin e krizës me migrantët sepse asnjë vend nuk ka kapacitet vetë të përballet me këtë problem, vlerësuan sot në Shkup ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Poposki dhe kolegu i tij austriak Sebastijan Kurc, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoni.

Sipas ministrit austriak, nuk duhet të lihen vetë Maqedonia dhe Serbia në tejkalimin e problemit, edhe pse ato nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian.

"Me këtë vizitën time të sotme do të doja të kontribuoj dhe ta nxisë Brukselin që të mendojë për të mos i lënë vetëm Maqedonisë dhe Serbinë me problemin dhe t'iu ndihmohet. Është shumë problematike që refugjatët nga ndonjë shtet i Bashkimit Evropian, gjegjësisht nga Greqia hyjnë në shtetin i cili nuk është anëtar i BE-së. Në BE krijuam sistem pa kufij i cili nënkupton që kufijtë e jashtëm të BE-së të jenë të sigurt dhe tani ndodh që Greqia t'i lëshojë migrantët drejt Maqedonisë që nuk është e pranueshme. prandaj apeloj në bashkëpunim më të madh, të përforcuar të BE-së me Greqinë dhe të Greqisë me Maqedoninë", theksoi Kurc.

Ai shtoi se sot ka iniciuar mbajtjen e samitit të veçantë të ministrave të punëve të jashtme në Bruksel që të merren përgjigje për krizën me migrantët.

Paralajmëroi se për problemin me emigrantët do të bisedohet në konferencën për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet të enjten në Vjenë.

Ministri austriak konsideron se emigrantët duhet në mënyrë sa më të drejtë të shpërndahen në vendet e BE-së dhe të formohen zona mbrojtëse të cilat do të ofronin mundësi për parashtrimin e kërkesës për azil në vetë shtetet prej ku e kanë prejardhjen migrantët.

Ministri Poposki edhe njëherë apeloi që Maqedonia të trajtohet si vend-anëtar i BE-së në tejkalimin e problemit me migrantët.

"Gjithsej 80 mijë euro për çdo bazë janë derdhur te ne në nivel të ndihmës për krizën e refugjatëve. Këto janë shpenzime të cilat me siguri në bazë ditore shpenzohen në Maqedoni për angazhimin e të gjitha kapaciteteve. Shumat të cilat do të jeni të nevojshme do të duhet të jenë në miliona euro. Maqedonia e mban në shpinën e saj këtë problem i cili dimensione më të mëdha", tha Poposki.

I pyetur për fotografitë në mediume nga dëbimi i emigrantëve në kufi, Kurc tha se ka incizime shumë shokuese nga emigrantët. por se nuk duhet të drejtohet gishti vetëm drejt një vendit.

Poposki vlerësoi se e paarsyeshme është prishja e famës së Maqedonisë, sepse si shtet investon përpjekje të jashtëzakonshme që të përballet me problemin me të cilin shumë shtete të fuqishme kanë vështirësi që të përballen.

"Pikërisht për këtë dërgojmë apel se është e nevojshme përgjigje gjithëpërfshirëse. Bisedën që e kishim sot me kolegun austriak siguron njëfarë sigurie se në nivel evropian do të kemi zgjim të përcaktuar për madhësinë e problemit dhe do të orientohemi drejt ndihmës së atyre të cilët janë në linjën e parë. Maqedonia në shumë raste deri më tani ka treguar sa është humane dhe sa ka kapacitet të përkujdeset për njerëz të cilët janë në vështirësi", theksoi Poposki.

Për ne, shtoi Poposki, më lehtë është të lëshohen emigrantët që të kalojnë, por me këtë hidhet topi dhe kjo nuk është zgjidhje për problemin, janë të nevojshme masa konkrete. Për këtë tani më ka biseduar me ministrin serb të Punëve të Jashtme Ivica Daçiç dhe së shpejti pritet të ketë kontakt edhe me shefin e diplomacisë greke Nikos Koxias.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail