Urim nga presidenti Ivanov me rastin e festës së Shën Mërisë

Shkup, 27 gusht 2015 (MIA) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov  dërgoi urim deri te kryetari i Kishës Ortodokse të Maqedonisë - Kryepeshkopata e Ohrit, kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z.Stefani dhe deri te të gjithë besimtarët e besimit ortodoks me rastin e festës së madhe krishtere të Shën Mërisë.

"Hirësia Juaj, më lejoni, Juve personalisht, të gjithë besimtarëve të besimit ortodoks, anëtarëve të Sinodit të shenjtë të peshkopit dhe gjithë   priftërisë dhe murgërisë, T'ju dërgoj urime të sinqerta me rastin e festës së madhe krishtere të Shën Mërisë.Duke i kremtuar jetën, dashurinë dhe përkushtueshmërinë e Nënës ndaj fëmiut të saj, i kremtojmë parimet dhe vlerat për drejtësi,  falje, humanizëm dhe mirësi. Jeta e saj, madhësia dhe përkushtuehsmëria e saj ndaj fesë le të jenë udhërrëfyesi ynë drejt respektimit të nënës e cila dhuron jetë, dashuri dhe durim. Ajo na mëson që t'i respektojmë të afërmit tanë, të ndajmë dashuri dhe kujdes për të afërmit dhe t'u japim ndihmë atyre të cilëve më së shumti u nevojitet", thuhet në urim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail