Normalizohet transporti i emigrantëve

Gjevgjeli, 1 shtator 2015 (MIA) - Gjendja me transportin e emigrantëve nga kufiri jugor drejt Tabanocit sot është normalizuar. Pas fluksit të djeshëm të një grupi më të madh në të cilin transport duhej të përfshiheshin autobusë dhe taksi automjete, migrantët sërish udhëtojnë me hekurudhë nga platforma e kampit të pranimit në afërsi të kufirit me Greqinë ku për shkak të evidencës po mbahen për disa orë.

Nga stacioni hekurudhor informuan se gjatë ditës së djeshme me trena deri në kufirin me Serbinë janë transportuar rreth 2.000 emigrantë dhe se sot para pak më shumë se një orë drejt Tabanocit është nisur edhe një tren me rreth 800 migrantë.

Përafërsisht me këtë numër përputhen edhe vlerësimet e UNCHR-së dhe Kryqit të Kuq ndërkombëtar sipas të cilëve në 24-orëshin e kaluar nëpër vend kanë transituar rreth 3.000 migrantë.

Ekipet mjekësore të Kryqit të Kuq refugjatëve u ofrojnë ndihmë të përhershme shëndetësore, ndërsa aktivistë të tyre çdo ditë u shpërndajnë pako me ujë dhe ushqim të cilët mbërrijnë si donacione.

Në depon e Kryqit të Kuq sot mbërriti donacion nga 1.000 shishe me ujë, si dhe donacion me ushqim dhe ilaçe nga Prokredit banka dhe qumësht nga DAP Gjevgjeli.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail