Zhernovski dhe Zaev kundër ndërtimit të Skelës dhe Shkallëve spanjolle

Shkup, 6 tetor 2015 (MIA) - Kryetari i Komunës së Qendrës, Andrej Zhernovski paralajmëroi se sot në seancën e Këshillit të Komunës do të sillet vendim me të cilin do të ndalohet ndërtimi i skelës "13 Nëntori", ndërsa i cili do t'i përfshijë ndërtimin e rrugëve dhe shkallëve spanjolle në këtë  pjesë.

"Do të sjellim ndalesë për ndërtimin e kësaj pjese, e cila e përfshin edhe rrugën e Skelës, por vendimi do ta përfshijë edhe ndërtimin e Shkallëve spanjolle dhe jo vetëm të kësaj rruge nebuloze. I bëjmë thirrje pushtetit që të heqë dorë nga ndërtimi i tyre, në të kundërt do të votojmë ndalesë për të njëjtat", tha Zhernovski, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Zhernovski theksoi se vendimi i opozitës nuk është politik dhe theksoi se dy javë deri në emërimin e ministrave të rinj ka ofensivë të ndërtimeve të reja të projektit "Shkupi 2014".

Sipas presidentit të LSDM-së, Zoran Zaev, qendra e Shkupit po bëhet vend gjithnjë e më problematik për të jetuar.

"Për projektin 'Shkupi 2014' nuk ka anketë dhe qytetarët nuk janë pyetur për investim prej 600 milionë euro. Komunikacioni i dendur, me këtë, meqë nuk ka infrastrukturë të përshtatshme, do të komplikohet shtesë", tha Zaev.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail