Në Greqi janë paralajmëruar vizitat e Poposkit, Bushatit, Ollandit, Kerit, Shtajnamerit dhe Lavrovit

Athinë, 7 tetor 2015 (MIA) - Çështja për emrin e Maqedonisë mbetet një nga prioritetet e diplomacisë greke pas "episodit" në Nju-Jork, kur Aleksis Cipras nuk ka marrë pjesë  në konferencën me temën  ISIS për shkak të përdorimit të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

Këtë sot e shkruan portali informativ grek "Kulnjuz" në kontekst të, ashtu siç e quan "program intensiv", të Ministrisë greke për Punë të Jashtme.

Në tekst nën titullin "Paradë" e funksionarëve të huaj në Athinë, vizita "të mbyllura" të Olland, Keri, Shtajnmajer dhe Lavrov", portali shkruan edhe pse Cipras  në prezantimin e politikave të Qeverisë së tij aspas nuk e përmend politikën e jashtme, personeli i Ministrisë së Punëve të Jashtme Nikos Koxias përgatitet për program intensiv në disa muaj të ardhshëm.

"Vizita e kancelarit austriak Verner Fejam në Greqi është vetëm paralajmërim për atë që vjen, sipas informatave, etheve diplomatike të pashmangshme me mysafirë të shquar,  krahas vizitës veçmë të njohur të presidentit francez Fransoa Olland. Në tetor në Athinë do të arrijë ndihmës sekretari shtetëror amerikan Xhon Keri, në nëntor do të vijë ministri gjerman i Punëve të Jashtme Frank Ualter Shtajnmajer, derisa në janar është planifikuar vizita e ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov", shkruan "Kulnjuz".

Dhe në këtë tekst edhe njëherë konfirmohet vizita e afërt e shefit të diplomacisë së Maqedonisë në Greqi, Nikolla Poposki, ndërsa paralajmërohet edhe qëndrimi në Athinë i ministrit shqiptar të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

Tema kryesore në bisedat me funksionarët e huaj, mes të tjerash, do të jenë kriza me migrantët dhe refugjatët, çështja qipriote, sektori energjetik dhe kuptohet çështje të ekonomisë të cilat më së shumti e prekin Greqinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail