Nga 15 tetori fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Shkup, 7 tetor 2015 (MIA) - Nga 15 tetori fillon vaksinimi kundër gripit sezonal. Në Republikën e Maqedonisë janë importuar 31.000 doza vaksinë kundër gripit dhe deri në fund të kësaj jave do të distribuohen në të gjitha qendrat për shëndet publik në shtet.

Këtë sot e theksoi dr. Jovanka Kostovska, këshilltare shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila tha se vaksina që është importuar është prodhuar konform rekomandimeve të Bankës Botërore të Shëndetësisë, mbron nga tre lloje të virusëve të gripit edhe atë nga tipi A(H1N1), tipi A (H3N2) dhe nga grupi B. Vaksina është nga prodhuesi holandez Abot.

Të gjithë qytetarët që janë të interesuar të vaksinohen duhet të paraqiten në qendrat për shëndet publik dhe të vaksinohen. Vaksina është e rekomnduar më tepër për personat e moshuar, të sëmurët kronikë, sidomos ata me sëmundje kardiovaskulare dhe rerspiratore, diabet, si dhe për gratë shtatzëna, punonjës shëndetësor dhe për fëmijë të vegjël me imunitet të ulur", theksoi Kostovska dhe shtoi se vaksinimi kundër gripit sezonal kushton 400 denarë.

Ajo përkujtoi se nga fillimi i gushtit në të gjitha shërbimet për imunizim ka filluar vaksinimi me vaksinat gjashtëvalente, ndërsa në javën e parë të shtatorit edhe me vaksinat pesëvalente.

Potencoi se presin që edhe përfshirja për imunizim të jetë shumë më e lartë me këto vaksina.

Në lidhje me vaksinën pneumokoka ose vaksinën kundër streptokok pneumonie, të cilën e kanë siguruar dhe nuk është e domosdoshme, tha se çdo prind që dëshiron mund ta vaksinojë fëmijën e tij me këtë vaksinë në shërbimet për imunizim dhe ajo është falas.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail