Mbledhje koordinative për migracionin, planet dhe mënyrat për përballje

Shkup, 8 tetor 2015 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çëshje evropiane, Fatmir Besimi realizoi takim koordinativ me përfaqësues të BE-së, përfaqësues të shumë vendeve dhe organizatave donatorë në Republikën e Maqedonisë. Tema e takimit ishte migracioni, planet dhe mënyra e menaxhimit të sfidave nga situata aktuale në vend, rajon dhe në Bashkimin Evropian, kumtoi sot Sekretariati për çështje evropiane.

Në takim në të cilën pjesëmarrës ishin ministri i Punëve të Brendshme Çavkov, theksohet në kumtesë u prezantuan planet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për menaxhimin e valës së migrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Gjithashtu, u prezantuan edhe vlerësime konkrete të nevojave, nga të cilat një pjesë tashmë sigurohet nga burimet dhe resurse të vendit, si dhe me mbështetjen e disa organizatave ndërkombëtare, aktive në këtë fushë.

Nga ana e përfaqësuesve të pranishëm të BE-së, vendet donatore dhe organizatat ndërkombëtare u përshëndet iniciativa e këtij lloji takimi. Në veçanti që e njëjta realizohet në prag të takimit të ministrave të BE-së në Luksemburg, në të cilën shqyrtohen plane konkrete të Unionit për menaxhimin e situatës.

Siç qëndron në kumtesë, në takim është dakorduar që mbledhja të shndërrohet në një formë të rregullt mujore për koordinim të Qeverisë  dhe bashkësisë së donatorëve në temë migracioni, për të cilën tashmë u përcaktuan edhe hapa dhe mekanizma konkrete të bashkëpunimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail