Ivanov; Nëse BE-ja e integronte Ballkanin, gjendja me migrantët do të ishte mëndryshe

Sofje, 8 tetor 2015 (MIA) - Nëse Baskimi Evropian në kohë e integronte rajonin të cilin refugjatët e shfrytëzojnë si korridor gjendja me migrantët do të ishte më ndryshe, kufijtë e Shengenit do të ishin të mbrojtur, ndërsa përgjegjësia e shteteve do të ishte e ndarë. Tani Korridori ballkanik dhe kriza e refugjatëve e testojnë Shengenin.

këtë e theksoi presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin në Takimin e 6-të të nivelit të lartë në organizim të endrës ndërkombëtare "Nizami Ganxhavi" në sesion hyrës të titulluar "Çka do të thotë solidariteti në kontekst të sfidave aktuale globale".

"Unioni lejoi që Korridori ballkanik të bëhet labirinth në të cilin u bllokuan edhe migrantët dhe vendet-kandidate për anëtarësim në Union. Tani edhe shtetet edhe migrantët po i pësojnë pasojat nga këto lëshime të Unionit, ndërsa në këtë labirinth më së lehti gjinden grupet e organizuara kriminele dhe rrjetet e tyre", theksoi Ivanov.

Sipas tij, kriza e migrantëbe e zbuloi esencën e Evropës, e cila është e përqëndruar tek vetëvetja, e pavendosur ndaj fqinjësisë dhe indiferent ndaj migrantëve. Edhe pse, disa shtete evropiane janë të hapura ndaj migrantëve, thotë, shumica e shteteve kërkojnë që ata të kalojnë përmes disa rutave tjera dhe të udhëzohen drejt  disa destinaiconeve tjera.

"Por çdo krizë është edhe mundësi...Kriza e migrantëve është elektro-shok për reanimacion të zemrës evropiane të ngurtë dhe indiferente. Mundësia e parë është kthimi i solidaritetit dhe revitalizimi i etikës dhe moralit", porositi Ivanov.

Evropës e cila po plaket, shtoi ai, konkurrenca evropiane gjithnjë e më shumë i varet nga migrantët si nxitës i ekonomisë evropiane, ndërsa ata madje me vete e bartin shumëllojshmërinë e tyre etnike, gjuhësore dhe religjioze.

"Evropa duhet prej në fillim të mësojë të jetojë me dallimet e saj më të thella religjioze dhe kulturore. Është i domosdoshëm model i qëndrueshëm i integrimit të imigrantëve të numër, ndërsa model i vetëm i qëndruehsëm është modeli i integrimit pa asimilin që nënkupton respektim dhe pranim të dallimeve", konsideron presidenti Ivanov.

Tubimi i renomuar, në të cilin marrin pjesë shefa aktualë dhe të mëparshëm të shteteve dhe qeverive nga rajoni, e ka hapur presidenti bullgar Rosen Plevneliev. Ai kërkoi nga BE-ja vendosshmëri dhe përgjegjësi për krizën e refugjatëve, kthimin e vlerave bazë të respektimit të të drejtave të njeriut dhe soldiaritetit, si dhe unitetit në përballjen me shkaqet, e jo vetëm zgjidhjen e pasojave nga kriza.

"Në kohëra të vështira vetëm integrimi mund të na shpëtojë që të mbijetojmë. BE-ja duhet ta njohë afinitetin ndaj eurointegrimeve nga ana e vendeve ballkanike dhe t'u ndihmojë. Republika e Bullgarisë i mbështet integrimet e fqinjëve të saj drejt sruktutave euroatlantike, por integrimi nuk jepet në Bruksel, ajo meritohet me reforma të fuqishme, fqinjësi të mirë dhe ndarje të vlerave të përbashkëta", tha Plevneliev.

Konferenca në Sofje, e titulluar "Vizione të reja të partneritetit dhe fqinjësisë për Evropën" është organizuar nga Qendra ndërkombëtare "Nizami Ganxhavi" nga Azerbajxhani dhe Fondacioni i ish-presidentit bullgar Petar Stojanov, i cili e hapi forumin.

Në forumin dyditor do të marrin pjesë ish-shefa dhe aktual të shteteve dhe qeverive nga rajoni dhe më gjerë të cilët do të debatojnë për situatat me fluksin e emigrantëve dhje masat për përballje me këtë çështje nga aspekti politik, ekonomik dhe humanitar.

Gjatë vizitës së punës në Republikën e Bullgarisë, është paraparë që presidenti Ivanov të realizojë takim me presidentin bullgar, Rosen Plevneliev. Shefi i shtetit të Maqedonisë nesër do të takohet me presidentin e Presidencës së BeH-së, Mlladen Ivaniq.

Dje në organizim të Klubit atlantik të Bullgarisë, Ivanov mbajti ligjëratë në temë "Maqedonia në NATO, pritjet nga Samiti i NATO-s në Varshavë".

Presidenti i Maqedonisë do ta përfundojë qëndrimin në Bullgari nesër me vizitë në Qendrën kulturore-informative të Republikës së Maqedonisë në Sofje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail