Kryeministri Gruevski për vizitë pune në Kinë

Kryeministri Nikolla Gruevski së bashku me delegacionin qeveritar në përbërje të të cilit janë zëvendëskryeministri i obliguar  për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Popovski dhe zëvendësministri i Ekonomisë Hristijan Delev janë për vizitë disaditëshe në Republikën Popullore të Kinës.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë do të marrë pjesë në Samitin e katërt të shefave të Qeverive nga vendet e Evropës Qendrore Lindore dhe RP të Kinës (16+1) dhe në Forumin e 5-të ekonomik tregtar në Suxhou, i cili do të hapet sot, ndërsa në të cilin pritet të marrin pjesë më shumë se 1.000 përfaqësues nga sektoret e biznesit të 16-të vendeve nga shtetet e EQL-së  dhe Kinës.

Samitin do ta hapin kryeministri i RP të Kinës, Li Keçiang,  ndërsa në të përveç Maqedonisë, do të marrin pjesë delegacione nga Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Çekia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria.

Iniciativa për Samitet e Kinës me shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore e cila rrjedh që nga viti 2012 në bazë përbëhet nga vullneti për bashkëpunim, investimi në më shumë projekte infrastrukturore konkrete dhe zhvillimi ekonomik i përshpejtuar.

Përndryshe, Republika e Maqedonisë e përkrah iniciativën e Qeverisë së Kinës për bashkëpunim më të ngushtë me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në kornizat e Procesit 16+1, me ç'rast deri tani ka realizim të projekteve të rëndësishme të kapitalit siç është ndërtimi i autostradave Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, të financuara në bashkëpunim me EXHIM Bankën kineze.

Njëkohësisht nga ana e Maqedonisë ekziston interes për projekte të reja infrastrukturore  të cilat  mund të jenë shembull i bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Në suaza të vizitës është planifikuar edhe takim i kryeministrit Gruevski me presidentin e RP  të Kinës, Si Xhiping si dhe forum i biznesit  në Pekin  ku do të prezantohen mundësitë për investime në Maqedoni dhe potencialet me të cilat disponon Maqedonia si shtet me klimë të volitshme të biznesit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail