Debat për 20-vjetorin e njohjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq të Maqedonisë

Shkup, 27 nëntor 2015 (MIA) - Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë me rastin e 20-vjetorit të njohjes ndërkombëtare sot organizon tryezë të rrumbullakët me temë: "Zhvillimi i shoqatës nacionale dhe roli i saj në shoqëri dhe lëvizjen ndërkombëtare".

Në këtë forum i cili do të mbahet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, sipas organizatorëve, fjalim përshëndetës do të ketë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, kryetari i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, Millço Trajkov dhe kryetari i ASHAM, akademiku Vllado Kambovski.

Në tryezën e rrumbullakët janë ftuar të marrin pjesë persona të cilët kanë ndikim të rëndësishëm në jetën shoqërore si punonjësit shkencorë, profesorë, përfaqësues të Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe dhe vullnetarë të cilët me prezentimet e tyre do të japin kontribut në shënimin e kësaj periudhe dydekadëshe nga njohja dhe anëtarësimi në Lëvizje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail