U inaugurua rruga e re në fshatin Neproshten

Tetovë, 16 dhjetor 2015 (MIA) - Kryetari i komunës së Tearcës Isen Asani së bashku me zëvendësministrin e Transportit dhe Lidhjeve Nimetulla Halimin sot e inauguruan rrugën e re në fshatin Neproshten në gjatësi prej 2 kilometrave.

"Bëhet fjalë për investim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale në vlerë prej 9 milionë denarë të siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim", deklaroi zëvendësministri Halimi.

Kryetari i komunës Asani theksoi se në këtë fushë janë zbatuar edhe projekte të tjera si ndërtimi i rrjetit parimor të ujësjellësit nëpër fshat dhe vendosje të ngrohjes qendrore në shkollën fillore.

"Gjithë këto, janë aktivitete për gjashtë vitet e fundit në vlerë të përgjithshme prej 760 mijë euro", deklaroi Asani.

Në fshatin Gloxhë u promovua edhe rruga lokale me gjatësi prej 4 kilometrave që i lidh fshatrat Tearcë, Përshovcë dhe Glloxhës. Mjetet për ndërtimin e saj janë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore në vlerë prej 480 mijë euro.

Kryetari i komunës Asani dhe zëvendësministri Halimi theksuan se nga komuna e Tearcës veçmë kanë përgatitur dokumente edhe për investime edhe për projekte që duhet të realizohen me ndihmën e Ministrisë dhe pushtetit qendror në periudhën e ardhshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail