Ivanov kërkon zbatimin e marrëveshjes nga Përzhino

Shkup, 17 janar 2016 (MIA) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sërish u bëri thirrje liderëve të partive politike të tregojnë përgjegjësi ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndaj interesave të tyre dhe interesave të shtetit dhe t'i vënë fund krizës politike, e cila kohë tepër të gjatë po na ngarkon. Marrëveshja politike e cila është arritur për këtë qëllim ka afate dhe obligime të qarta. Është koha e fundit që në mënyrë konsekuente, pa anulim të mëtejshëm, ta zbatojnë marrëveshjen politike nga Përzhino. 

Presidenti Ivanov në deklaratë me shkrim për mediat vlerëson se është e palejueshme sjellja joserioze dhe mospasja e ndjenjës për përgjegjësi dhe shtetësi.

"Nuk mund të shmangen obligimet nga marrëveshja, e me këtë të sillet në pyetje perspektiva evropiane dhe evroatlantike e Republikës së Maqedonisë, si dhe prosperiteti i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë", tha Ivanov.

Republika e Maqedonisë, rajoni ynë dhe Evropa, siç shton ai, po ballafaqohen me sfida serioze. Ajo që më së paku na nevojitet sot është thellimi i krizës politike.

Presidenti Ivanov shpreh falënderim për angazhimin e përgjithshëm të bashkësisë ndërkombëtare, posaçërisht të eurokomisarit Johanes Han me qëllim të zbatimit të marrëveshjes politike, dhe e përshëndet gatishmërinë e BE-së për sigurimin e përkrahjes së tërësishme dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

"Qytetarët e Republikës së Maqedonisë ua dhanë besimin partive politike, jo që të jenë peng të interesave të tyre dhe peng të bllokadave politike, por për shkak se presin që partitë me vetëdije të punojnë në interes të shtetit. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë presin rezultate, zgjidhje të qëndrueshme dhe fund të kësaj krize politike", tha presidenti Ivanov në deklaratë me shkrim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail