BDI: Zgjedhje korrekte dhe demokratike më 24 prill

Shkup, 31 janar 2016 (MIA) - Zgjedhje të lira dhe korrete më 24 prill, të cilat duhet të rezultojnë me krijimin e një Qeverie stabile dhe konsekuente, është qëndrimi i Bashkimit Demokratik për Integrim lidhur me datën e mbajes së zgjedhjeve parlamentare në vend, që doli nga konkluzionet e Këshillit të Përgjithshëm të partisë të publikuar mbrëmë. 

"Kontributi për një proces të besueshëm dhe atmosferë pozitive është i domosdoshëm për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike më 24 prill 2016 të  cilat duhet të rezultojnë me krijimin e Qeverisë stabile dhe të qëndrueshme që të ketë mundësi ndërmjet tjerash të përballet me integrimin EuroAtlantik, çështjen e emrit, marrëdhëniet ndërfqinjësore, marrëdhëniet ndëretnike, pritshmëritë dhe rekomandimin e kushtëzuar nga Komisioni Evropian, samitin e NATO-s në Korrik si dhe krizën me refugjatët nga Lindja e Mesme. 

Këtë qëndrim në seancën e djeshme e parashtroi liderti i partisë Ali Ahmeti. Ai midis të tjerave tha se  gjithçka që është arritur, është arritur me pajtueshmëri të plotë midis katër partive politike dhe komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe datën, 24 prill. Kjo dato do të jetë më e pranueshmja për qytetarët, sepse, siç tha Ahmeti, në qershor do të mbahet Samiti i NATO-s në Varshavë.

"Kemi problem me emrin dhe anëtarësimin në NATO duhet që të negocojmë, nëse data zhvendoset, do të humbin samitin e NATO-s. Dhe nuk mund të pranojmë datë tjetër, sepse elektoratin tonë e pret edhe agjërimi, në qershor  është agjërimi i Ramazanit", tha Ahmeti. 

Këshilli i përgjithshëm i BDI-së kërkon që KSHZ-ja në kohën më të shkurtër të mundshme të formojë të gjitha strukturat zgjedhore në të gjitha nivelet dhe ta përgatitë platformën edhe strategjinë për zgjedhje.

BDI-ja konstaton se vazhdimi i dialogut në mes partive politike me ndërmjetësim ndërkombëtar për zbatimin e plotë të obligimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Shkupit e arritur me 2 qershor 2015 dhe e plotësuar më 15 korrik 2015 është i domosdoshëm dhe pa alternativë. 

Gjithashtu vlerëson që shtyllat kryesore nga Marrëveshja e Shkupit janë zbatuar në masë të konsiderueshme. 

BDI-ja apelon tek të gjitha subjektet politike në vend të veprojnë me përgjegjshmëri në periudhën para nesh në mënyrë që sa më shpejt të përmbyllen edhe çështjet e mbetura që rrjedhin nga Marrëveshja e Shkupit për të mundësuar mbajtje të zgjedhjeve të besueshme, fer dhe demokratike, në përputhje me pritjet e komunitetit ndërkombëtar.

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim kërkon nga institucionet kompetente të sundimit të ligjit që urgjentisht të ndërmarrin të gjitha masat për ta zbardhur deri në fund rastin “Fabrika e Aferave” dhe të nxjerrin para organeve të drejtësisë porositësit dhe realizuesit e shpifjeve dhe aferave të fabrikuara.

Në konkluziuonet e takimit të djeshëm gjithashtu  ju bëhet apel anëtarëve të partisë dhe të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e shpifjeve të cilat e kontaminojnë opinionin dhe i fton që në periudhën që vjen të janë edhe më të vëmendshëm ndaj këtyre shpifjeve dhe montimeve që kanë për qëllim të njollosin personalitetet e BDI-së dhe të fusin përçarje në mes anëtarëve të partisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail