Takim i Prenxhovit me homologen bullgare Nikollova

Shkup, 5 shkurt 2016 (MIA) - Zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Lupço Prenxhov sot realizoi takim me zëvendësministren e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike të Bullgarisë Denica Nikollova.

Në takimin në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, siç është theksuar në kumtesë, u bisedua për hapat e ardhshëm në zbatimin e Programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

Prenxhov ka shprehur kënaqësinë nga realizimi i i Programit në periudhën e parë programore 2007-2013, në të cilën, përmes projekteve të partneritetit është realizuar nivel më i lartë i  absorbimit të mjeteve nga IIPA instrumenti, mbi 90 për qind.

"Inkurajon fakti se në thirrjen e parë publike për projekte në periudhën e re programore 2014-2020 kanë arritur 213 projekte, që flet se trendi pozitiv vazhdon. Kjo tregon se nga të dy anët ka ndërtuar kapacitete edhe te sektori civil edhe te komunat, fakultetet dhe institucionet tjera joprofitablie dhe organizatat për aplikim dhe zbatimin e projekteve për bashkëpunim ndërkufitar" tha zëvendësministri.

Sipas Nikollovës , thirrja e parë ka filluar me sukses.

"Kjo flet se kemi ndërtuar sistem në të cilin të gjitha subjektet të cilët janë të interesuar ndjehen të barabartë në procesin e aplikimit dhe vlerësimit të projekteve" tha Nikollova dhe theksoi se në fazën e parë programore janë realizuar shumë projekte të dobishme për qytetarët nga rajonet ndërkufitare.

Të dy homologët në takim kanë shprehur optimizëm të krijohen kushte për absorbim maksimal të mjeteve nga IPA instrumenti dhe në suaza të Programit për bashkëpunim ndërkufitar me Bullgarinë në periudhën e dytë programore pritet realizim prej mbi 95 për qind.

Thirrja publike për projekte të Programit për bashkëpunim, ndërkufitar me Bullgarinë është mbyllur më 25 janar të këtij viti. Komunat dhe aplikuesit e tjerë potencial nga Maqedonia dhe Bullgaria në dispozicion kanë 7,2 milionë euro për projekte në tre fusha: mbrojtja e mjedisit jetësorë dhe përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike, stimulim i zhvillimit të turizmit,  trashëgiminë kulturore dhe natyrore, si dhe përmirësim i konkurrencës, mjedisit të biznesit dhe zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, tregtisë dhe investimeve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail