Këshillim "Probacioni - impuls i ri për lirimin me kusht"

Shkup, 5 shkurt 2016 (MIA) - Gjykatës të shkallës së parë të cilët vendosin në këshilla penale  për lirim me kusht, drejtorë të burgjeve dhe institucioneve ndëshkuese- përmirësuese në Maqedoni, përfaqësues të Ministrive të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë, nga Drejtoria për Kryerjen e Sanksioneve dhe Prokurorë Publikë,  sot në Shkup marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët të quajtur "Probacioni  - impuls i ri për lirimin me kusht".

Drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë  "Pavel Shatev", Aneta Arnaudovska tha se kohë të shkurtër pas sjelljes së Ligjit për probacion më 25 dhjetor të vitit 2015, Akademia në bashkëpunim me projektin IPA dhe me Drejtorinë për Kryerje të Sanksioneve  e organizon këtë tryezë të rrumbullakët me qëllim që t'i njoftojnë gjykatësit  me vendimiet e vendosura në këtë Ligj i cili, ashtu siç shtoi, do të jetë me interes të veçantë për jurisprudencën në Maqedoni.

"Nga aspekti i shërbimit të probacionit, ndërsa në drejtim të përkrahjes profesionale dhe teknike të gjyqësisë veçanërisht e rëndësishme është që punët e probacionit do të kryhen si gjatë kohëzgjatjes së procedurës penale, ashtu edhe pas caktimit të vendimeve gjyqësore", theksoi Arnaudovska.

Institucionet, ashtu siç shtoi, mes vetes do të këmbejnë informata dhe do të bashkëpunojnë për gjithçka me qëllim që të shqiptohet dënimi adekuat, por edhe pas daljes nga burgu   personit të dënuar t'i ndihmohet të kyçet në shoqëri.

Eksperti ndërkombëtar për probacion Endi Stelman para pjesëmarrësve të këshillimit potencoi se për momentin krijohet kornizë e re e cila përmban shumë elemente nga sistemi ndëshkues-juridik, ndërsa qëllimi është të tregohet  se me një mbikëqyrje adekuate dhe përkrahje nga nëpunësit e probacionit  mund të sigurohet kontrolli-monitorues ndaj personave të dënuar të cilët janë në lirim me kusht.

Sipas ekspertit për probacion dhe ish drejtoreshës së operacioneve në shërbimin e probacionit në Angli, Xhuli Masters tani vendosen themelet e sistemit të probacionit, ndërsa ajo automatikisht do të thotë se mund të bëhet shumë me qëllim që në mënyrë më efikase u realizua dhe të vendoset të funksionojë ky sistem.

Avokati Jordan Apostolski, i cili është ekspert juridik kryesor i IPA projektit 2010 për "Përkrahje të mëtutjeshme për pavarësi, përgjegjësi, gjyqësi efikase dhe profesionale dhe përparim i dënimit me kusht dhe masave alternative, potencoi se ky këshillim  është pjesë e projektit të BE-së për përkrahje të gjyqësisë.

"Formimi i shërbimit të probacionit është kusht për funksionim më të mirë të instrumenteve të reja të Ligjit për procedura penale dhe Ligjit penal", tha Apostolski duke shfaqur shpresë se ky shërbim do të fillojë të funksionojë në shtator të këtij viti dhe se deri atëherë do të zgjidhen nëpunësit e probacionit.

Këshillimi është në organizim të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë "Pavel Shatev" ndërsa në bashkëpunim me IPA projektin 2010 për "Përkrahje të mëtutjeshme  të pavarësisë, përgjegjësisë, gjyqësisë profesionale dhe efikase dhe përparimit të dënimit me kusht dhe masave alternative".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail