Debat "Të rinjtë - kreatorë të vlerave evropiane në Maqedoni"

Shkup, 5 shkurt 2016 (MIA) - "Të rinjtë - kreatorë të vlerave evropiane në Maqedoni" është tema e debatit të sotëm që Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) e organizoi me organizatat e të rinjve në vend në kuadër të projektit "BE Biseda".

Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi në cilësinë e udhëheqësit të debatit deklaroi se qëllimi është në mënyrë të hapur të bisedohet me të rinjtë për më shumë ide kreative.

"Do të ketë grupe të ndryshme të asociacioneve të të rinjve të RM-së me qëllim që të debatojmë për ide të reja, taktika dhe për nevojat e të rinjve, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë dhe zgjidhjet e mundshme", tha Besimi.

Përfaqësuesit e organizatave të të rinjve e përshëndetën nismën e SÇE-së për debat si mundësi që të prezentohen qëndrimet për çështje të cilat i tangojnë të rinjtë.

Zoran Ilieski i Koalicionit të organizatës për të rinj "Tani" deklaroi se ata në punën e tyre zbatojnë disa praktika evropiane të metodës së dialogut strukturor përmes së cilit dëshirojnë të sigurojnë proces inkluziv në pjesën e përmirësimit të Ligjit për arsim fillor, për përmirësimin e masave për punësimin e të rinjve dhe gjithë asaj që do të thotë përmirësim i jetesës së përditshme të rë rinjve. Në debatin e sotëm do të kërkojnë definimin e të ashtuquajturës punë për të rinj, e cila, thotë kudo është definuar në vendet evropiane.

Martin Millosheksi i Këshillit nacional të të rinjve të Maqedonisë, si anëtar i Forumit evropian për të rinj, që është platforma më e madhe e organizatave nacionale për të rinj në Evropë, tha se Këshilli me aktivitetet e veta mund të kontribuojë shumë për promovimin dhe zhvillimin e vlerave evropiane në vend.

"Jemi duke punuar në procesin e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset e sjelljes së vendimeve në nivelin nacional dhe lokal dhe vlerësojmë se kjo paraqet një prej sferave kyçe me të cilat cilësia e jetës së të rinjve do të rritet në nivel dinjitoz. Për momentin, kjo cilësi është e ndryshme në sfera të ndryshme dhe është i nevojshëm balancim", thotë midis tjerash Milloshoski.

Në debat morën pjesë organizatat e të rinjve të regjistruara në thirrjen e SÇE-së. "Në mënyrë transparente me sektorin civil".

I pyetur për një qëndrim lidhur me reagimin e OSBE-së nga Vjena nga ambasadorja amerikane se në Maqedoni është duke u sulmuar puna e prokurores publike speciale, ndërsa e cila i ka thirrur liderët politik t'i japin mbështetje publike, zëvendëskryeministri për Eurointegrime thotë se ai ka ingerenca si edhe çdo institucion tjetër.

"PPS është institucion shtetëror në RM dhe i ka të gjitha ingerencat në pajtim me ligjin dhe gjithsesi se çdo institucion shtetëror duke e përfshirë edhe prokuroren publike speciale duhet të respektohet në realizimin e obligimeve ligjore të cilat i janë dhënë", tha zëvendëskryeministri Besimi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail