Kuvendi i zgjodhi anëtarët e rinj të disa komisioneve dhe këshillave

Shkup, 8 shkurt 2016 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 91-të miratoi pesë vendime, me të cilat zgjodhi anëtarë të rinj, zëvendës dhe kryetarë në trupat punues kuvendorë, komisione dhe delegacione, në të cilat anëtar, zëvendës-anëtar ose kryetar ka qenë Emill Dimitriev, i cili tani e kryen funksionin e kryeministrit për zbatimin e zgjedhjeve.

Deputetët në pjesën e paraditës të seancës i shkarkuan dhe emëruan edhe kryetarin dhe anëtarët e Këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror "Nëna Terezë". Për kryetar të këtij Këshilli është zgjedhur Marko Kiteski, shkrimtar dhe punonjës shkencor.

Gjithashtu janë shkarkuar kryetarët dhe anëtarët e vjetër dhe janë emëruar anëtarë të rinj të këshillave për ndarjen e çmimit "11 Tetori", dhe "Shën Klimenti i Ohrit". Kryetar i ri i Këshillit për ndarjen e çmimit "11 Tetori" është akademiku Mitko Maxhunkov, ndërsa i Këshillit për çmimin "Shën Klimenti i Ohrit" është akademiku Vllado Kambovski.

Parlamentarët e Maqedonisë e kanë miratuar edhe Propozim vendimin për përzgjedhje të Arbër Isakut për anëtar të Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë. Mandati i Isakut fillon më 1 maj të këtij viti.

Pasdite janë miratuar edhe propozim vendimet për emërim të anëtarit të Komisionit të Agjencisë për komunikime elektronike dhe për emërim të anëtarit të Komisionit Shtetëror për Ankesa të Furnizimeve publike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail