Kufiri Maqedoni-Kosovë do të kalohet me letërnjoftime biometrike (PLT)

Prishtinë, 8 shkurt 2016 (MIA) - Qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës së shpejti do të mund ta kalojnë kufirin shtetëror me letërnjoftime biometrike për qëndrim të shkurtër në shtetin fqinj.

Kjo u dakordua në takimin e sotëm në Prishtinë midis ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Poposki dhe zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës Hashim Thaçi, në të cilin u nënshkruan marrëveshjet për kalim të kufirit me letërnjoftime biometrike dhe për hapje të vendkalimit të ri kufitar për qarkullim rrugor ndërkombëtar Bellanoc-Srançiq.

-"Në takim zhvilluam biseda të hapura miqësore për më shumë tema të cilat janë të rëndësishme për qytetarët e tonë në pjesën e ekonomisë, arsimit, shkencës, kulturës, sigurisë dhe infrastrukturës. Interesi ynë strategjik është që të kemi fqi stabil dhe prosperues në Republikën e Maqedonisë dhe pikërisht në këtë drejtim i nënshkruajtëm edhe dy marrëveshjet e sotme - Marrëveshjen bilaterale për kushte për udhëtim të shtetasve të së dy vendeve dhe Protokolin për mënyrën e ndërtimit dhe për hapje të vendkalimit të ri të përbashkët kufitar", tha ministri Poposki në konferencën për shtyp në Prishtinë.

Ai theksoi se është folur edhe për realizimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore dhe për mundësinë për atë që të merren mjete nga Bashkimi Evropian dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

-"I rëndësishëm është që bashkëpunimin që ta zhvillojmë edhe në kuadër të Bashkimit Evropian. Për ne është me interes strategjik të gjithë fqinjët e tanë të jenë stabil dhe prosperues dhe të mundemi që bashkëpunimin të cilin deri më tani e kemi ta avancojmë", tha Poposki.

Zëvendëskryeministri kosovar Thaçi theksoi se Kosova dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe shtoi se Maqedonia është partner i rëndësishëm strategjik, politik, ekonomik, diplomatik dhe të sigurisë i Kosovës.

"Sot është moment i ri për popujt tanë. Nënshkruajtëm marrëveshje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë. Do të punojmë në implementim të shpejtë të së dy marrëveshjeve", tha Thaçi dhe u falënderua për mbështetjen e Maqedonisë ndaj Kosovës në institucionet ndërkombëtare, ndërsa posaçërisht në UNESKO.

Theksoi se bashkëpunimi i shkëlqyehsëm midis të dy vendeve kontribuon për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe shtoi se Kosova do të angazhohet që me sukses ta përfundojë ndërtimin e autostradës nga prishtina deri te kufiri i Maqedonisë.

Bashkëpunimi me vendet fqinje, paqja dhe stabilitetit nër ajon dhe integrimi në BE dhe NATO, janë prioritete të përbashkëta të Maqedonisë dhe Kosovës, theksoi Hashim Thaçi.

"Interesi i Kosovës dhe gjithë rajonit është që Maqedonia sa më shpejtë të bëhet pjesë e NATO-s, ndërsa gjithë rajoni të vazhdojë të lëvizë drejt integrimit në BE", tha Thaçi.

Përsëriti se Prishtina e mbështet zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Paralajmëroi se Prishtina dhe Shkupi do ta thellojnë bashkëpunimin edhe në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit, si dhe në ballafaqimin me krizën aktuale të migrantëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail