PLD-ja e shqetësuar se Maqedonia do të bëhet tampon zonë për pengimin e refugjatëve

Shkup, 9 shkurt 2016 (MIA) - Partia Liberal-Demokrate (PLD) si shqetësues e vlerëson faktin që Maqedoni gjithnjë e më shpesh përmendet si lloj tampon zone e cila duhet t'i pengojë refugjatët dhe në këtë mënyrë t'i sigurojë kufijtë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe pyet nëse dikush ka bërë pazar në vend për të ndërtuar kampe për refugjatët.

"PLD-ja publikisht dhe pa dyshim kërkon përgjigje nga kryetari i VMRO-DPMNE-së nëse partia e tij ka pranuar në territorin e Maqedonisë të ndërtohen kampe të refugjatëve, në të cilat do të strehoheshin prej 30.000 deri më 100.000 refugjatë, me këtë rast duke e shqetësuar tërësisht sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë", tha zëdhënësi i PLD-së Filip Janeviq në konferencën e sotme për shtyp.

Ai theksoi se ish-ministrja e Punëve të Brendshme e Greqisë, Dora Bakojani, para mediave ka thënë se ka njohuri se Komisioni Evropian do të ndërtojë objekte të caktuara thellë në territorin e Maqedonisë, larg nga kufiri grek, përderisa, Qeveria austriake edhe zyrtarisht heq dorë nga politika e mirëseardhjes për refugjatët. 

"A ka bazë serioze për shqetësimin e qytetarëve sipas informacioneve se tani më është bërë 'pazar' që refugjatët t'i akomodojnë në objektet nga ish-kazermat e ARM-së të cilat ende janë në qeverisje të komunave, si në Manastir, Strumicë, Gjevgjeli...", pyeti Janeviq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail