Popovski: Ushqimi monitorohet dhe është i sigurt

Shkup, 9 shkurt 2016 (MIA) - Garantoj se ushqimi është i sigurt dhe i kontrolluar në nivelin më të lartë. Qytetarët mund të jenë të qetë, monitorimi është zbatuar dhe zbatohet, deklaroi sot drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV), Zora Popovski, duke i hedhur poshtë akuzat e zëvendësministrit shtesë të Bujësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Sipas Popovskit, nëse Nikollovski dëshiron të shkaktojë shqetësim tek popullata, nuk do të arrijë sukses sepse nuk i ka marrë parasysh faktet, e ato janë rezultatet nga monitorimi, të cilat publikohen çdo vit dhe janë transparente.

"Rezultatet nga monitorimi çdo vit i tregojmë publikisht. Këtë e kemi bërë edhe për vitin e kaluar kur janë marrë për analizë 1.133 ekzemplarë. Vetëm 22 ose 0.97 për qind e tyre kanë qenë pozitive që është numër për lavdatë sepse mesatarja në BE është diçka mbi një për qind", theksoi drejtori i AUV.

"Edhe një vërtetim se ushqimi në Maqedoni është i sgurt", tha Popovski është eksporti që realizohet në Bashkimin Evropian, Kinë, Rusi, SHBA...

"Maqedonia nuk do të mund të eksportojë asnjë gram ushqim nëse sistemet e sigurisë nuk janë në nivelin më të lartë që kërkojnë tregjet e huaja", nënvizoi Popovski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, potencoi se edhe po të jetë lidhur marrëveshje me Fakultetin e Veterinarisë, Institutin për shëndet publik dhe Laboratorin shtetëror fitosanitar, monitorimi në periudhën që e thekson Nikollovski nga maji deri në shtator të vitit të kaluar nuk do të thotë se do të zbatohej.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail