Maqedonia do ta zabtojë Direktivën për emetime industriale të BE-së

Shkup, 10 shkurt 2016 (MIA) - Direktiva e re për emetime industriale paraqet instrument kryesor plr preventivë të emisioneve nga aktivitetet e mëdha industriale, theksoi sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi gjatë hapjes së takimit të tuining projektit "Përforcimi i kapaciteteve administrative në nivel qendror dhe lokal për transponim dhe imlpementim të Direktivës së re për emisione industriale".

Me këtë projekt, tha Izairi, Maqedonisë i sigurohet mbështetja për harmonizim më të suksesshëm të lewgjislaturës nacionale me legjislaturën e BE-së.

"Direktiva zbaton qasje të integruar, që ka për qëllim parandalimin dhe uljen e ndodtjes së mjedisit jetësor nga të gjitha aspektet siç janë ajri, toka, uji, përdorimi i resurseve si dhe gjenerimi i mbeturinave nga vetë aktivitetet industriale. Gjithashtu, i vendosë parimet bazë për dhënien e lejeve dhe kontrollit, duke u bazuar në zbatim më të ashpër të teknikave më të mira të kapshme (VAT)", theksoi Izairi.

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav sqaroi se projekti duhet t'u mundësojë autoriteteve ta zabtojnë direktivën e BE-së e cila i kontrollon emisionet industriale.

"Vendosja e praktikave të mira për kontroll të instalacioneve industriale paraqet element të rëndësishëm për menaxhment të shëndoshë në këtë sferë. Vendi rregullisht vlerësohet në këtë sferë nga ana e BE-së dhe në raportin e findit shohim se kontrolli i integruar si dhe procedurat për leje kanë përparim, megjithatë, mbetet edhe shumë për t'u bërë", tha Orav.

Ai potencoi se mjedisi i pastër i shëndetshëm është shuimë me rëndësi për shëndetin e individëve. Duhet të investohet, tha orav, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë lokal në mënyrë që të sigurojmë ujë dhe ajër të pastër për gjeneratat e ardhshme. Theksoi se BE-ja do të vazhdojë t'i japë mbështetje Minsitrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në përmbushjen e kushteve dhe arritjeve të qëllimeve në rrugën drejt anëtarësimit në Union.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi potencoi se kapitulli që i përket mjedisit jetësor paraqet një nga kapitujt më voluminoz dhe sfidat më të mëdha në raport të implementimit të këtyre direktivave nga aspekti i administratës dhe legjislaturës.

Ambasadorja e Austrisë, Renate Kobler tha se vendi i saj është mbështetëse e madhe në procesin e inkuadrimit të Maqedonisë në BE, me ç'rast edhe në atë[ drejtim ofrojnë numër të madh të projekteve për zhvilim të praktikave të mira, si dhe tuining projekte të rëndësishme së bashku me BE-në.

Vlera e projektit është 900 mijë euro me kohëzgjatje prej 15 muajve, ndërkaq ka filluar me zbatim më 1 tetor të vitit të kaluar. Partnerë në realizimin e projektit janë: Austria, përmes Agjencisë austriake për mjedis jetësor dhe Spanja përmes dy institucioneve, Ministrisë rajonale për mjedis jetësor, planifikim hapësinor dhe infrastruktura të Galicisë dhe FOndacioni ndërkombëtar për administratë publike dhe politika publike - FIIAPP.

Projekti është i përbërë nga katër komponente, në kuadër të së cilave do të bëhet vlerësimi i ndikimit ekonomik ndaj sektorit industrial gjatë zbatimit të Direktivës. Do të përgatitet legjislaturë primare dhe sekondare në pajtim me Direktivën e re që nënkupton përgatitje të Ligjit të ri për kontroll të emisioneve industriale, si dhe akte nënligjore që dalin prej tij. Në kuadër të projektit do të përgatitet edhe lista prioritare me pajisje të nevojshme për zbatimin e Direktivës së re për emisionet industriale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail