Promovohet rrethoja në oborrin e shkollës fillore “Mustafa Kemal Ataturk” në Banjicë të Epërme

Gostivar, 10 shkurt 2016 (MIA) - Nxënësit e shkollës fillore periferike “Mustafa Kemal Ataturk” në fshatin Banjicë të Epërme, tashmë nuk e kanë problem sigurinë brenda mjediseve shkollore. Me investim nga Komuna e Gostivarit, është ndërtuar muri dhe rrethoja në oborrin e kësaj shkolle.

Promovimi u bë në prani të drejtuesve të Komunës së Gostivarit dhe Drejtorisë së shkollës. Kryetari Nevzat Bejta, me këtë rast tha se vlera e investimit nuk është aq e madhe, por rëndësia është jashtëzakonisht e rëndësishme për nxënësit dhe kolektivin e mësimdhënësve, nga fakti që më herët hapësira ishte e hapur dhe prania e qenve por edhe parkimi i automjeteve brenda oborrit të shkollës cenonte sigurinë e tyre.

“Është një shkollë ku mësojnë edhe nxënës shqiptar edhe nxënës të komunitetit turk. Me vjen mirë që në mandatin e parë u nis si iniciativë që të ndërtohet kjo shkollë, dhe tash në mandatin e dytë me kërkesë të nxënësve, mësimdhënësve dhe drejtorisë së shkollës u bë ndërtimi i një muri rrethues në oborrin e shkollës Më herët nuk kishte rrethoja dhe hynin qenë endacak që rrezikonin nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës. Parkoheshin edhe automjete. Është vendosur edhe dera hyrëse dhe tashmë nuk mund të hyjnë as automjetet as qentë endacak që cenon jetët e nxënësve”, tha mes të tjerash Bejta.

Drejtori i Shkollës Fillore Qendrore “Mustafa Kemal Ataturk”, Oktaj Nuredini falënderoi Bejtën për investimin e realizuar, duke shtuar që me rrethimin e oborrit po përmbyllet gjitha punimet dhe po plotësohet të gjitha kushtet për një proces të mirëfilltë edukativo – arsimor.

Investimi u mirëprit edhe nga prindërit e nxënësve të shkollës, të cilët po ashtu shprehen falënderime për drejtuesit e Komunës së Gostivarit në realizimin e kërkesës së tyre.

Vlera e investimit është rreth 6 mijë euro kurse gjatësia e rrethojave është mbi 75 metra. Në shtator të vitit 2013 u promovua edhe rruga e ndërtuar me gjatësi mbi 300 metra dhe që lidhte fshatin me objektin e shkollës fillore. Vlera e investimit ishte rreth 1 milion denarë dhe u siguruan nga buxheti i Komunës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail