"Woodrow Wilson" dhe Banka Popullore nënshkrua memorandum bashkëpunimi në fushën e edukimit social dhe financiar

Shkup, 10 shkurt 2016 (MIA) - Shkolla "Woodrow Wilson", Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë dhe "Aflatun" nënshkruajtën marrëveshje për implementimin e edukimit financiar nga një moshë e re.

Sot, në shkollën "Woodrow Wilson", në praninë e Guvernatorit të Bankës Popullore të R.M, Dimitar Bogov dhe Drejtoreshës së Bordit të Shkollës Woodrow Wilson,  Elita Masha, u nënshkrua memorandum bashkëpunimi në fushën e edukimit social dhe financiar.

Duke pasur parasysh përvojën pozitive të bashkëpunimit mes Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë dhe "Aflatun" lidhur me këtë program, shkolla Woodrow Wilson, Banka Popullore e Maqedonisë dhe "Aflatun" ranë dakord për të zbatuar një pilot program për edukimin social dhe financiar nga klasa e parë e shkollës fillore, për herë të parë në Maqedoni.

Qëllimi i implementimit të edukimit social dhe financiar përmes "Aflatun", është ngritja e vetëdijes dhe rritja e aftësive dhe potencialit tek fëmijët që nga mosha e re që përmes edukimit të tyre financiar, të arrihet përmirësim i kushteve sociale, ekologjike dhe ekonomike, duke e bërë botën një vend më të mire për jetesë.

Ky projekt do të implementohet për here të pare në shkollën Woodrow Wilson.

Shkolla Wilson për këtë qëllim përgatiti staf, pajisje dhe hapësirë për nxënësit e klasës së pare të shkollës fillore. Ky projekt do të përkrahet nga Banka Popullore e R.M dhe "Aflatun", përmes këshillave, trajnimeve dhe materialve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail