Shënohen 60 vjet nga tragjedia e Mavrovës

Hanet e Mavrovës, 11 shkurt 2016 (MIA) - Me tubim rasti para përmendores së ndërtuesve në Hanet e Mavrovës sot u shënua 60-vjetori i tragjedisë, kur nga orteqet e dëborës humbën jetën 52 ndërtues të sistemit hidroenergjitik  të Mavrovës, kufitarë dhe banorë të këtij lokaliteti. Përkundër përfaqësuesve të CHE "Mavrovë" të pranishm ishin edhe banorë të vendeve përreth të cilët vendosën lule.

Në fjalimin para të pranishëmve , Aleksandar Levkoski drejtor i CHE-së Mavrovë, përmendi se midis viktimave ka pasur edhe ndërtues të cilët kanë vendosur themelet e ELEM-it, të një prej kompanive më të rëndësishme në vend dhe se, siç tha, nuk do të shuhet kujtimi për viktimat e vitit 1958-të, të cilët humbën jetë në një nga tragjeditë më të mëdha të shkaktur nga fatkeqësi natyrore.

Shkrirja e menjëherëshme e sasive të mëdha të borës  në atë shkurt të largët, veçanërisht  më tepër i goditi fshatrat në vendin Ribnicë, Strezimir dhe lagjen e punëtorëve në vendin Torbeshki Most (Ura Torbeshe), ku ishin sistemuar ndërtuesit. Në këto orteqe ishin ngujuar me qindra persona, ndërsa ekipet e shpëtimit në aksionin dhjetëditor arritën të shpëtojnë më shumë se gjysmën e tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail