Donacion nga Ministri e Mbrojtjes e SHBA-së për qendra transitore për migrantët

Shkup, 12 shkurt 2016 (MIA) - Donacion nga gjeneratorë, tenda dimri, thasëve për të fjetur, batanije dhe pajisje të tjera në vlerë prej 300 mijë dollarë nga Ministria e Mbrojtjes e SHBA-ve dedikuar për qendrat transitore për migrantët sot arritën në depot e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit në Momin Potok.

Në dorëzimin e pajisjeve sot mori pjesë ambasadori amerikan Xhes Bejli, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq i Maqedonisë Sait Saiti, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA-së dhe përfaqësues nga Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit.

Ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli shfaqi shpresë se donacionet do të ndihmojnë në misionin kritik të vendit tonë për shprehjen e ndihmës ndaj qindra mijë refugjatëve të cilët kalojnë këtu në rrugën e tyre të vështirë nga Lindja e Afërt drejt Evropës.

"E dimë se shumica e refugjatëve vijnë nga zonat e konfliktit të Lindjes së Afërt. Maqedonia, SHBA-ja dhe e tërë bashkësia ndërkombëtare kanë përgjegjësi themelore të punojnë së bashku, tu ofrojnë kujdes dhe ndihmë me qëllim që të gjejnë një të ardhme që premton më shumë", tha Bejli.

Kryqi i Kuq i Maqedonisë, vazhdoi ai, kishte rol kyçe në koordinimin e orvatjeve dhe donacioneve nga institucionet ndërkombëtare dhe Qeveria e Maqedonisë me qëllim që të sigurojnë kushte më të mira në qendrat transitore në Gjevgjeli dhe në Tabanoc, duke theksuar se kushtet në këto qendra janë përmirësuar mjaft që nga fillimi i krizës.

"Pajisjet janë vetëm një pjesë nga mënyra me të cilën SHBA-ja në mënyrë të drejtpërdrejtë i jep mbështetje Maqedonisë në ballafaqimin me valën e refugjatëve. Në nëntor Zyra për bashkëpunim ushtarak e Ambasadës dhuroi pajisje dimërore Kryqit të Kuq. E ndihmojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme në orvatjet për rritjen e sigurisë në kufij dhe për regjistrimin dhe identifikimin më të mirë të refugjatëve të cilët kalojnë nëpër vend", tha Bejli.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë Sait Saiti shprehu falënderim të madh SHBA-së dhe ambasadorit Bejli për ndihmën dhe shfaqi shpresë se një bashkëpunim i këtillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndihma në formë të pajisjes është dedikuar për Qendrën për Menaxhim me Kriza, Armatës së Maqedonisë , Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe për ekipet për përgjigje gjatë katastrofave pranë Kryqit të Kuq. Ajo do të shpërndahet përmes Kryqit të Kuq në qendrat e transitore në Tabanoc dhe në Gjevgjeli.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail