Bejli: Maqedonia e bën atë që çdo shtet do ta bënte si reagim i krizës së refugjatëve

Shkup, 12 shkurt 2016 (MIA) - Shtetet e rutës së refugjatëve po ballafaqohen me dy probleme të ndryshme, përgjegjësia që t'u ofrohet ndihmë humane refugjatëve dhe nevoja legjitime që të sigurohet kontroll i kufijve, Konsideroj se Maqedonia po e bën atë që çdo shtet do ta bënte si reagim i këtyre gjërave, deklaroi sot ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli.

Në pyetjen e gazetarëve se si do të duhej Maqedonia të reagojë lidhur me paralajmërimet për mbyllje të kufijve, Bejli tha se nuk do të dëshironte të flasë në emër të Qeverisë së Maqedonisë, por që të gjitha shtetet ballafaqohen me dy dy probleme të ndryshme.

"E di se ka plane të ndryshme të cilët po shqyrtohen në BE. Nuk jam pjesë e këtyre bisedimeve dhe tani nuk do të dëshiroja të përzihem në të, por konsideroj se qëllimi përfundimtar është i njejtë, të sigurohen kufijtë dhe t'u ofrohet ndihmë humane refugjatëve", tha Bejli.

Ambasadori amerikan Bejli sot në depot e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit në Momin Potok mori pjesë në dorëzimin e donacionit nga gjeneratorë, tenda dimri, thasëve për të fjetur, batanije dhe pajisje të tjera në vlerë prej 300 mijë dollarë nga Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së dedikuar për qendrat transitore për migrantët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail