Ademi i uron mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve festën e 7 Marsit

Shkup, 6 mars 2016 (MIA) - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi sot i dërgoi telegram urimi të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve duke u uruar festën e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.

"Kam nderin që në emrin tim personal dhe në emër të ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë, të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve t’ua urojë 7 Marsin, ditën e mësuesit dhe të hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë në vitin 1887", thuhet në urim.

Duke përkujtuar me respekt të madh të gjithë mësuesit që me dekada të tëra edukojnë dhe arsimojnë gjenerata e reja, Ademi theksoi se, arsimi, kultura dhe gjuha janë shpirti i një kombi dhe se mësuesit janë ata  që e mbajnë ndezur shpirtin e kombit shqiptar.

"Prandaj sot përkujtojmë rilindësit tanë që na e lanë amanet gjuhën shqipe, gjuhën që e flasim sot. Mësuesi ynë i kaloi dhe i sfidoi të gjitha ato kohëra të vështira për arritjen e misionit të shenjtë për ngritjen e brezave të ardhshëm. Këto arritje që i shënoi shkolla shqipe nëpër shekuj meritojnë respekt", thotë Ademi duke  u zotuar se së bashku me mësuesit, do të vazhdojmë përpjekjet për avancimin e arsimit shqip në Republikën e Maqedonisë dhe njëkohësisht do të vazhdojmë me angazhimin  për të krijuar kushte më të mira për mësim për gjenerata e reja të cilët do të ndjekin rrugën e rilindësve tanë.

"Edhe njëherë urime të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve 07 Marsi, dita që na përkujton punën tuaj fisnike, dita ku shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë për Ju, të cilët pa marrë parasysh vështirësitë, punoni me përkushtim dhe vullnet për arsimin shqip", e përfundon urimin e tij, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail