Poposki: Në Idomeni mungoi përgjigja e autoriteteve greke të sigurisë

Shkup, 12 prill 2016 (MIA) - Ishte e dukshme se mungoi përgjigja nga ana e autoriteteve greke gjatë incidenteve që ndodhën të dielën afër Idomenit kur u parandalua kalim masiv i dhunshëm i migrantëve në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Autoritetet e Maqedonisë reaguan në pçajtim me përgjegjësinë për territorin e vet dhe vendimet e Këshillit të BE-së, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki.

"Secili shtet, e ajo është edhe pjesë e vendimeve të BE-së, duhet t'i ndërmarrë përgjegjësitë në territorin e vet. Forcat e sigurisë të Maqedonisë ndërmorën masa për parandalim të kalimit masiv ilegal të migrantëve me përdorimin e dhunës në territorin e Maqedonisë. Ajo është diçka që nuk e kemi vendosur për shkak të vullnetit tonë personal, por është pjesë e vendimeve që i solli Këshilli i BE-së. Në të vërtetë, për këtë çështje publikisht u deklaruan edhe Komisioni evropian dhe disa vende anëtare. Porosia është shumëe  qartë. Secili duhet të mbajë llogari për territorin e vet dhe mendoj se shumë më me produktivitet do të jetë në periudhën në vijim, nëse edhe autoritetet greke dhe të gjithë ata të cilët ndodhen në rutën ballkanike, fokusohen në ndërmarrjen e masave në territoret e veta dhe për trajtim human, por edhe për siguri në korniza kufitare", tha Poposki pas takimit të liderëve nga Koalicioni "Për Maqedoni më të mirë", kryesuar nga VMRO-DPMNE.

Ai shtoi se ekziston hapësirë për përmirësim të bashkëpunimit m Greqinë dhe se ai do të vazhdojë. Sipas tij, janë të mundshme incidente të ngjashme si ai pardje edhe në të ardhmen.

"Sipas të gjitha gjasave, ishte e dukshme se mungoi përgjigje e caktuar nga ana e autoriteteve greke gjatë këtyre incidenteve. Ne nuk mbetemi në atë se me incidentin e djeshëm prëfundon sfida. ka shumë gjasa që të ketë shumë sfida të këtilla të tjera. Por, vendimi është ky në vijim: tërheqja e migrantëve në kuadër të qendrave të pranimit të cilat janë të financuara nga BE-ja dhe të vëna në dispozicion, vazhdim të vendimit për sigurim kufitar dhe funksionim të planit i cili është arritur ndërmjet BE-së dhe Turqisë. Alternativë tjetër më e mirë në këtë moment as nga BE-ja, as nga ne, as nga Greqia, nuk ka ardhur dhe duhet vetëm të fokusohemi në zbatimin e saj", nënvizoi Poposki.

I pyetur lidhur me refugjatët të cilët ndodhen në qendrat e pranimit, Poposki tha se ata duhet të prëfshihen me Marrëveshjen BE-Turqi.

"Lidhur me refugjatët të cilët ndodhen në Maqedoni pa kurfarë alternative ata duhet të kyçen në pjesën e të gjithë atyre migrantëve të cilët janë ngujuar ndërmjet ishujve grekë dhe Gjermanisë, përkatësisht duhet të jenë pjesë e marrëveshjes e cila tashmë është vendosur. Për ata të cilët janë azilkërkues legjitim, ndërsa në maqedoni kanë ardhur nga ndonjë vend anëtar i BE-së, të pranohen në atë apo në ndonjë vend tjetër anëtar të BE-së. Ndërkaq për ata të cilët nuk janë, duhet të jenë lëndë e riatdhesimit, përkatësisht krhimit në vendet e tyre të prejardhjes. Nëse janë të ngujuar në Maqedoni, në Serbi, në Austri apo në Greqi trajtimi duhet të jetë i barabartë", është decid Poposki.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail