Zaev: Ivanov menjëherë të japë dorëheqje

Shkup, 12 prill 2016 (MIA) - Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot pasdite deklaroi se me vendimin e presidentit Gjorge Ivanov është bërë grusht shtet dhe janë shkelur Kushtetuta, ligjet dhe Marrëveshja e Përzhinos.

Ai kërkoi që Ivanov të japë dorëheqje, ndërsa kryetari i Kuvendit të konvokojë seancë dhe të ngrisë procedurë për revokimin e tij.

Sipas tij, Ivanov sot u bë pjesëmarrës i drejtpërdrejt në bashkimin kriminel kundër Maqedonisë.

"Në emër të gjithë opinionit demokratik dhe të drejtë, proceset gjyqësore duhet të vazhdojnë dhe të ketë epilog juridik. Kriminelët duhet të përgjigjen për krimin, të pafajshmit të kenë mundësi që ta dëshmojnë pafajësinë e tyre. Unë, Zoran Zaev në krye të Maqedonisë demokratike do t'i kryesoj qytetarët në betejën për kthimin e regullshmërisë kushtetuese dhe shtetërore në rrugë dhe protesta, në qytete dhe fshatra në mbarë Maqedoninë", tha Zaev.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Zaev tha se nuk e pranon vendimin e Ivanovit dhe se nuk dëshiron aspak të abolohet dhe as të amnistohet.

"As nuk kam kërkuar dhe as nuk pranoj amnisti. Nuk jemi të gjithë të njëjtë dhe nuk jemi të gjithë kriminelë. Unë jam i pafajshëm dhe pafajësinë time dëshiroj ta dëshmoj në gjykatë me procedurë përkatëse. Nuk dua aspak të abolohem dhe as të amnistohem. Nuk e pranoj këtë vendim. Nuk lejoj të vihem në të njëjtin kënd me kriminelët e vërtetë në pushtet", tha Zaev, duke iu bërë thirrje të gjithë atyre të cilët janë të pafajshëm, ndërsa të akuzuarit politik, të kërkojnë tërheqjen e vendimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail