Ahmeti: Kriza fillon të zgjidhet me zgjedhje, Ivanov ta tërheqë vendimin

Tetovë, 13 mars 2016 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti ka takuar sot në selinë e BDI- së në Tetovë аmbasadorin Jan Petersen, drejtues i misionit të ODIHR në Maqedoni për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ahmeti dhe аmbasadori Petersen shkëmbyen opinione rreth pregatitjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme si dhe krizën politike në Maqedoni.

"Bashkimi Demokratik për Integrim nuk pajtohet me vendimin e nxituar të ashtuquajturit President Ivanov", theksoi Ahmeti dhe kërkon tërheqje të menjëhershme të vendimit.

"Ky vendim kontestues dhe i padrejtë cënon marrëveshjen e Shkupit dhe të arriturat e deritanishme dhe prandaj duhet të tërhiqet pa asnjë vonesë", nënvizon Ahmeti.

Ahmeti konsideron që kriza më e rëndë politike në vend fillon të zgjidhet vetēm nëpërmjet të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe zbatimit të Marrëveshjes së Shkupit sepse qytetarët nuk mund ta durojnë më këtë agoni shoqërore nga e cila po vuan edhe ekonomia, mirëqenia por edhe siguria dhe stabiliteti i vendit.

"Partitë politike maqedonase duhet t'i tejkalojnë interesat e ngushta partiake sepse shteti, institucionet dhe qytetarët nuk mund të mbesin peng i kalkulimeve partiake dhe politike të cilësdo palë", rekomandon Ahmeti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail