KSL dhe LSM me mbështetje për vendimin e presidentit Ivanov

Shkup, 13 prill 2016 (MIA) - Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë dhe Lidhja e sindikatave të Maqedonisë sot e mbështetën vendimin e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

"Presidenti i shtetit, me vendimin e djeshëm, e shënoi rrugën për dalje nga kriza dhe e theksoi drejtimin e bashkimit nacional në të gjitha linjat. Jemi të bindur se vendimi i tij do të thotë jo vetëm fillim por edhe zgjidhje e shpejtë e gjendjeve jashtëzakonisht të rrezikshme me të cilat, për fat të keq, atdheu jonë i dashur është duke u ballafaquar", thonë sindikatat në kumtesë.

Sipas sindikatave, presidenti Ivanov ka sjellë vendim shtetëror i cili kërkon sakrifica të mëdha dhe i cili nuk sillet për shkak të politikës ditore apo rejtingut politik, vendim i cili është drejtuar drejt së ardhmes prosperuese.

"Si baba i vërtetë i kombit, presidenti Ivanov në mënyrë të matur tha se ky vend nuk është as i VMRO-DPMNE-së dhe as i LSDM-së, e as i BDI-së dhe PDSH-së. Ky vend u takon të gjithë qytetarëve dhe e ardhmja e tij nuk guxon të vihet në pikëpyetje për shkak të interesave të vogla të politikës ditore. Qytetarëve u nevojitet ekonomi e suksesshme, vende të reja të punës dhe standard më i mirë, dhe jo qerimhesape politike të cilat nuk çojnë askund, përveç se i kënaqin interesat e dikujt tjetër", theksohet në kumtesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail