Demonstruesit prej nga Zyra e Ivanovit erdhën para Kuvendit

Shkup, 13 prill 2016 (MIA) - Demonstruesit që protestojnë sonte të organizuar nga nisma qytetare "Protestoj" e thyen kordonin e policisë prej para Zyres popullore të presidentit Gjorge Ivanov dhe vazhduan me protestën para Kuvendit, ku ka kordon të ri të policisë.

përmes protestës shprehin revoltë nga vendimi i djeshëm i presidentit Gjorge Ivanov për ndë[rprerje të përgjithshme të të gjitha procedurave kundër politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre lidhur me përgjimet dhe krizën politike. Kërkojnë dorëheqje të presidentit Ivanov, ngrirje të procesit për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor dhe formimin e Qeverisë eksperte e cila do të organizojë zgjedhje të organizuara drejtë, demokratike dhe kredibile.

Para Zyres popullore të Presidentit pjesëmarrësit në protestë gjuajtën vezë dhe gurë, që rezultoi me dritare të thyera të zyres.

Protesta filloi para prokurorisë speciale publike në shenjë mbështetjeje të punës së saj.

pas vendimit të presidentit Ivnaov dje përfaqësues të opozitës protestuan para Qeverisë, ndërsa qytetarë protestuan edhe para selisë së VMRO-DPMNE-së dhe Zyres popullore të presidentit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail