Ivanov: Historia dhe koha do të tregojë kush qëndron pas gjithë kësaj që Maqedonia nuk mund ta marrë atë që e meriton

Shkup, 14 prill 2016 (MIA) - Historia dhe koha do të tregojë se kush qëndron pas gjithë kësaj që Maqedonia nuk mund ta marrë atë që e meriton. Nuk dua unë të akuzoj e as të tregoj gishtin. Prandaj thashë në fjalimin tim, dikush nuk dëshiron që Maqedonia të ketë sukses, dikush u ndihmon atyre që nuk dëshirojnë që Maqedonia të ketë sukses, theksoi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në intervistën e përbashkët me kryeredaktorët e më shumë televizioneve.

Theksoi se krizat të cilat në mënyrë permanente paraqiten janë pasojë e këtij frustrimi që qëndrojmë në vend.

"Dikush na ka vënë pranga në këmbë që të mos fluturojmë, të mos jemi vend i cili di dhe tregoi se mundet në kushte tëkrizës më të madhe ekonomike të arrijë rezultate ekonomike, të tërheq investime të huaja, ta përmirësojë jetën e qytetarëve, të mundësojë sukses dhe prosperitet për individë", tha Ivanov.

Lidhur me ndezjen e mbrëmshme të zyrës popullore, tha se ajo nuk është zyrë e tij personale, por zyrë e qytetarëve.

"Mijëra njerëz kanë marrë ndihmë dhe mbështetje përmes kësaj zyre, mijëra të rinj promovohen përmes kësaj zyre. Nuk dëshiroj të përzihem në gjyqësi, por këta persona nuk duhet të gjykohen, por duhet ta paguajnë dënimin", tha Ivanov.

Sipas tij, huliganë ka pasur kudo dhe do të ketë, lehtë mund të nxitet turma por vështirë mund të kontrollohet.

Ivanov në intervistë tha se shërbimet e huaja dhe tonat e kanë njoftuar për kanosjen reale për dy liderë të partive. "Ka pasur edhe deklarata nga një politikan i caktuar për kanosjet të cilat i kanë marrë këtë periudhë. Nuk mund të ndërhyj në këtë. Por, fakti është se ka kanosje. Është shekulli njëzetë e një, duhet të vritemi me ide, me koncepte me vizion. Janë reale kanosjet, nuk mund t'i them emrat, shërbimet i dinë", theksoi Ivanov.

Theksoi se Maqedonia e ka mbështetjen dhe ndihmën e të gjitha vendeve të cilat ia duan të mirën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail