Oferte turistike e Ohrit para opinionit austriak

Ohër, 22 prill 2016 (MIA) - Para përfaqësuesve të operatorëve më të mëdhenj turistikë, agjencive turistike dhe gazetarëve për turizëm në Austri, sot  në Vjenë do të prezantohet oferta turistike e Ohrit, si destinacion atraktiv turistik në rajon.

Në prezantimin, të organizuar nga kryetari i komunës së Ohrit, Nikolla Bakraçeski dhe Ambasada e Maqedonisë në Vjenë dhe konsulli i nderit të Maqedonisë në Austri, Suzan Rodler, do të shfaqet video-material me ofertë turistike të Ohrit, me tërë pasurinë natyrore dhe kulturore-historike. Në suaza të prezantimit është parashikuar koktel me ushqime tradicionale nga Maqedonia dhe specialitete nga rajoni i Ohrit.

Manifestimi në Vjenë është paramenduar si prezantim të potencialeve turistike dhe bukuritë e Ohrit në tregun turistik austriak. Njëherit kjo do të jetë mundësi për biseda të drejtpërdrejta me punëtorët turistikë nga Austria me qëllim të vendosjes së Ohrit në hartën turistike të agjencive turistike austriake dhe operatorëve turistik.

Promovimi i potencialeve turistike  të Ohrit do të mbahet në hotelin "Bristol" me fillim në orën 18:00.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail