Reagim i SHGM-së për ekstradimin e Zoran Bozhinovskit

Shkup, 22 prill 2016 (MIA) - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë shpreh keqardhje për vendimin e autoriteteve serbe që ta ekstradojnë në Maqedoni gazetarin Zoran Bozhinovski, i akuzuar për bashkëpunim kriminel, spiunim dhe shantazh.

Besojmë se vendimi i autoriteteve serbe është motivuar politikisht dhe do të shkaktoj dëm serioz ndaj lirisë së mediave, jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjërë në rajon.

"Me ekstradimin Serbia me vetëdije e ekspozon në rrezik të panevojshëm Bozhinovksin edhe pse paraprakisht u informuan për kërcënimet që ndaj tij i drejtorinë përfaqësuesit e autoriteteve më të larta. Qeveria serbe do të mbaj përgjegjësi nëse Bozhinoski në burgjet e Maqedonisë i nënshtrohet trajtimit jonjerzor.

Është për t'u çuditur që Serbia si vend i cili negocion për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk mund të merr në mbrojtje një gazetar, kur është më shumë se e qartë se në shtetin amë nuk ka kushte minimale për gjykim korrekt për shkak të humbjes së besimit të popullit në sistemin gjyqësor.

Është perverse të ekstradohet gazetari në vend ku policia sekrete është e përzier në përgjim masiv të qytetarëve të saj, ndërsa presidenti i shtetit e amniston tërë kryesinë politike të vendit për vepra të rënda kriminale", thuhet në kumtesën e SHGM-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail