Konkursi për manifestimin e "Vala e ngrohtë kulturore" deri më 27 maj

Shkup, 3 maj 2016 (MIA) - Ministria e Kulturës informon se është në vijim Konkursi për pjesëmarrje në financimin e projekteve me interes kombëtar në kulturë, manifestimi "Vala e ngrohtë kulturore" në vitin 2016.

"Me qëllim të arritjes së demetropolizimit të rregullt të kulturës dhe zhvillim të barabartë lokal kulturor në vend, Ministria e Kulturës edhe në vitin 2016 siguroi mjete nga buxheti i Republikës së Maqedonisë për realizimin e manifestimit 'Vala e ngrohtë kulturore'", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.

Manifestimi do të realizohet përmes financimit të përbashkët nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe Vetëqeverisjes Lokale me raport të siguruar partneriteti dhe financiar për realizimin e nevojave kulturore të të gjithë qytetarëve. Ngjarjet, si edhe çdo vit, do të realizohen në dy etapa - e para korrik, ndërsa e dyta në gusht të vitit 2016.

Të drejtë pjesëmarrje në Konkurs kanë komunat në Republikën e Maqedonisë, të cilat duhet të dorëzojnë program të saktë dhe gjithëpërfshirës me projekte nga të gjitha sferat e kulturës: filmi, teatër, muzikë, vallëzim, letërsi dhe art figurativ.

Koncepti programor mund të përmbajë ekspozita të pavarura dhe në grupe, ekspozita të artit figurativ, koncerte nga të gjitha format dhe zhanret muzikore  (koncerte solisitike, kamertale, simfonike, popullore etni dhe xhez koncerte, koncerte të ansambleve folklorike dhe koreve dhe të ngjajshme), performime të valleve klasike dhe moderne, projektime filimike, drama, projekte dedikuar për popullatën më të re, lexime poetike dhe të tjera.

Paraqitja në program bëhet përmes dorëzimit të fletëparaqitjes së plotësuar, e cila duhet të merret nga ueb-lokacioni i Ministrisë së kulturës (HYPERLINK "http://www.kultura.gov.mk/"www.kultura.gov.mk) dhe të plotësohet në mënyrë elektronike me regjistrimin e të dhënave në vendin e shënuar. Afati i konkursit zgjat deri 27 maj të këtij viti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail