Garë për mini-video me temën "Liria e shprehjes"

Shkup, 3 maj 2016 (MIA) - Instituti francez në Shkup, në bashkëpunim me asociacionin "Metamorfozis" dhe rajonin e Normandisë  e organizon edicionin e dytë të konkursit "Mini-videoja ime". Këtë vit  tema është "Liria e shprehjes".

Konkursi është hapur për të rinjtë e moshës 18 deri në 28 vjet, pas mundësisë së frankfonëve dhe anglofonëve, të cilët interesohen për sferën multimediale. Nevojitet të kenë celularë me kamerë.

Mini-videot më të suksesshme, në kohëzgjatje prej tre minutash, do të tregohen në edicionin e ri të Festivalit të filmit francez, i cili do të mbahet prej 15 deri më 18 qershor të këtij viti. Fituesi i konkursit do të jetë mysafir në festivalin "Off-Court" në Truvil, Normandi, ndërsa do të fitojë edhe orë përgatitëse në gjuhën frënge nga Instituti francez në Shkup.

Dy punëtori përgatitëse do të mbahen në datën 12-të dhe 13-të të këtij muaji, ndërsa janë destinuar  për kandidatët e selektuar me qëllim që t'u jepen udhëzime për shkrim të skenarit, për këshilla teknike dhe realizim praktik të videove. Gjuhë të mundshme të punës do të jenë gjuha frënge, maqedone, shqipe dhe angleze.

Kandidatët e interesuar duhet ta marrin formularin për pjesëmarrje në linkun në vijim:  http://www.ifs.mk/mk/Home/CultureContent/1527 dhe të mbushur ta dërgojnë në email adresën në vijim:  HYPERLINK "mailto:mailto%20:%20culture@ifs.mk" \nculture@ifs.mk  më së voni deri më 6 maj të këtij viti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail