Tre të lënduar në tetë aksidente komunikacioni në Shkup

Shkup, 4 maj 2016 (MIA) - Në rajonin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së kaluar kanë ndodhur gjithsej tetë aksidente trafiku, prej të cilave pesë me pasojë dëme materiale dhe tre me pasojë lëndime trupore, në të cilat lëndime të lehta kanë marrë tre persona.

Siç informon për MIA-n inspektori kryesor Sasho Damjanovski nga SPB - Shkup, gjatë ditë së kaluar pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit në komunikacion nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar numër gjithnjë e më i madh i kundërvajtjeve.

Një shofer nuk i ka respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, katër shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe në semafor dhe dy shoferë gjatë drejtimit të automjetit nuk kanë shfrytëzuar rrip sigurimi ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular. Janë kapur edhe 23 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt, katër persona e kanë drejtuar automjetin pa leje për ngasje dhe katër shoferë e kanë drejtuar automjetin pas skadimit të patent shoferit.

Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 35 automjete.

Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot do të mbahen punëtori edukative me nxënësit nga klasa e dytë në SHF "Tihomr Milloshovski" dhe me nxënësit nga klasa e dytë në SHF "Strasho Pinxhur", komuna e Gjorçe Petrovit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail